Në pjesën pranverore do të jemi shumë më të fort në krahasim me sezonin vjeshtor. Kemi angazhuar Emin Bajramin, Oliver Andonovin , ndërsa Amar Ferati është rikthyer përsëri në ekip, ndërsa jemi në kërkim edhe të një volejbollisti cilësor , pra Qendër të shohim nga Shqipëria apo Kosova
KV Liria me 25 janar ka startuar me përgatitje për sezonin pranveror
Klubi i volejbollit Liria e Zherovjanit e nga data 25 janar zhvillon përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit republikan q ë do të starton me 24 dhe 25 shkurt. Në pjesën pranverore kjo skuadër sigurisht të entuziazmuar nga rezultatet pozitive në sezonit vjeshtor ka angazhuar edhe disa përforcime . Këtë e ka pohuar trajneri i saj Akik Ferati. Po është e saktë se në pjesën pranverore do të jemi shumë më të fort në krahasim me sezonin vjeshtor. Kemi angazhuar Emin Bajramin, Oliver Andonovin , ndërsa Amar Ferati është rikthyer përsëri në ekip, ndërsa jemi në kërkim edhe të një volejbollisti cilësor , pra Qendër të shohim nga Shqipëria apo Kosova. Qëllimi ynë është të luajmë në play off me katër ekipet më të mira dhe të kualifikohemi në finale të kupës ku vërtet kemi pretendimet tona tha ai.
Seancat stërvitore ekipi është duke i zhvilluar në sallën e sporteve në Zherovjanë ku përfundimisht pritet që të zhvillojnë edhe ndeshjet kampionale.
Pra ekipi Liria në sezonin pranveror do të paraqitet me këtë formacion: Sadik Ferati, Elmedin Musliu, Sashe Kostadinovski, Arsim Ferati, Arben Dunisha, Emin Bajrami, Vullnet Deari, Perica galevski, Predrag Gjorgovski, Oliver Andonovin, Amar Ferati dhe përforcimi që prite nga Kosva.
Ekipi me 14 shkurt do të zhvillojë ndeshjen e parë të vlefshme për kupën republikane kundër skuadrës së Vardarit të Shkupit.
SH.S.