E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Lidhjes Automoto të Maqedonisë, komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend në orët e mëngjesit po zhvillohet i vështirësuar në kushte dimërore me reshje të borës në mbarë vendin, përveç në pjesën lindore të vendit.
Maqedonia dhe Ballkani pėrfshihen nga bora, vėshtirėsohet komunikacioni
- Reshjet e borës në tërë vendin e vështirësuan zhvillimin e komunikacionit. Tani për tani nuk na ndërprerje në komunikacionin ajror, ndërurban dhe në komunikacionin hekurudhor, përderisa në atë rrugor ka ndalesa për automjete të rënda ngarkuese në disa drejtime.

Sipas Lidhjes Automoto të Maqedonisë, komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në vend në orët e mëngjesit po zhvillohet i vështirësuar në kushte dimërore me reshje të borës në mbarë vendin, përveç në pjesën lindore të vendit.

Ndalesa për automjete të rënda ngarkuese ka në akset rrugore: R 409 korsia Mavrovë - Dibër, drejtimi Strugë - Qafë Thanë, Strugë Dibër, Makedonski Brod - Prilep (qafa malore Barbaras), më pas në qafat malore Strazhë, Bukovë, Gjavato, Pletvar dhe Presekë. Për të gjitha automjetet e tjera motorizuese është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore. Në aksin rrugor Kriva Pallankë - Deve Bair pajisja dimërore është e detyrueshme për të gjitha llojet e automjeteve motorizuese.

LAMM të gjithë shoferëve u rekomandon ngarje të kujdesshme në kushte të vështirësuara të komunikacionit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes nëpër rrugë të rrëshqitshme dhe mbajtje të distancës mes automjeteve. Veçanërisht rekomandohet kujdes i veçantë në akset rrugore Katllanovë - Veles dhe Dibër - Strugë për shkak të dukurisë së shpeshtë të shembjeve. Intensiteti i qarkullimit është mesatar jashtë mjediseve të qytetit. Në vendkalimet kufitare nuk ka ngecje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Maqedonia dhe Ballkani përfshihen nga bora, vështirësohet komunikacioni

Nga aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup informojnë se edhe krahas reshjeve të borës nuk ka shtyerje të fluturimeve dhe aterimeve. Në aeroportin "Shën Pali" në Ohër për sot nuk janë paraparë fluturime dhe aterime, por pista e aeroportit është e lirë për pranimin e aeroplanëve.

Qarkullimi ndërkombëtar dhe hekurudhor po zhvillohet sipas itinerarit, por me vonesë gjatë nisjes së automjeteve për shkak të kushteve të vështirësuara nga bora në vendet e pikënisjes prej mbi 10 minutave, informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup.

Sipas Stacionit ndërurban të autobusëve, tani për tani normalisht po zhvillohet edhe transporti ndërurban me autobusë me nisje në kohë të autobusëve, por me 15 minuta vonesë në arritje. Prej linjave ndërkombëtare të autobusëve vonesë njëorëshe është regjistruar te autobusi i cili qarkullon nga Herceg Novi.

Drejtoria për punë hidrometeorologjike kumton se reshje më të madha të borës do të ketë paradite në pjesët perëndimore dhe jugore, ndërsa do të formohet edhe shtresë e re e borës. Do të fryejë erë mesatare juglindore.

Temperatura ditore do të lëvizë prej minus nëntë deri zero gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të ditës deri minus tre gradë Celsius.
Maqedonia dhe Ballkani përfshihen nga bora, vështirësohet komunikacioni


Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë pushtuar të gjithë territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Për pasojë, dhjetëra rrugë, akse automobilistike janë bllokuar për shkak të trashësisë së dëborës, ndërsa shumë komuna në zona të thella malore janë izoluar. Bora ka ndikuar që disa shkolla në disa prej komunave të mbyllin dyert deri në një urdhër të dytë.

Kështu, në qarkun e Shkodrës dëbora ka shkaktuar probleme duke bllokuar akset e Selce-Vermosh, Tamarë- Vermosh, Bogë- Theth, Prekal-Qafë Thorë. Në Pukë janë izoluar komuna e Iballë, ndërsa akset Koplik-Bogë, Shkodër-Hani i Hotit, Shkodër-Pukë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Probleme vijon të ketë në qarkun e Dibrës ku si pasojë e dëborës është bllokuar rruga nacionale Peshkopi-Tiranë si dhe komunat Trebisht, Kala e Dodës, Lurë, Sllovë, Ostren, Zerçan, Muhur, Macukull, Xibër. Sipas informacioneve disa automjete kanë mbetur të bllokuara në Qafën e Buallit ku trashësia e dëborës ka arritur në 60 cm.
Maqedonia dhe Ballkani përfshihen nga bora, vështirësohet komunikacioni
Reshjet kanë bllokar edhe aksin Rrëshen- Kalimash, ndërkohë që policia rrugore nuk lejon lëvizjen e mjeteve pasi bora ka arritur deri në 50 cm. Ndërkohë mësohet se borëpastrueset po punojnë për zhbllokimin e rrugëve por kanë hasur në vështirësi pasi reshjet e dëborës vijojnë ende të bien.

Probleme nga dëbora ka edhe në qarkun e Korçës ku qarkullimi i automjeteve në rrugët nacionale bëhet vetëm me zinxhir. Kështu sipas informacioneve më të fundit vështirësi ka në akset rrugore Korçë-Pogradec, Korçë-Kapshticë, Pogradec-Qafë Thanë dhe Korçë-Ersekë. Mësohet se në zonën e Gërmenjit në Ersekë trashësia e dëborës ka arritur në 80 cm ndërsa në Qafë Thanë dëbora ka arritur në 40 centimetra. Gjithashtu edhe zona turistike e Dardhës mbetet e bllokuar ku trashësia e dëborës arrin në 60 centimetra. Të bllokuara mbeten komunat Moglicë, Lekas Vithkuq,Trebinjë, Miras, Proptisht, Barmash, Novoselë, Leskovik si dhe rruga që lidh vendin tonë me Greqinë në autostradën Egnatia. Mësohet gjithashtu se aksi Kozanë-Selanik është i bllokuar prej 20 orësh për qarkullimin e kamionëve.

Publikuar: 02.02.2012 | 11:37
Lexuar: 362 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime