Puna e zëdhënësit nuk e ka ndarë nga profesioni, mirëpo Hoxha ka synim politikën...YllPress.com ju sjell një intervistë ekskluzive ndryshe me Muhamet Hoxhën, zëdhënësin e Qeverisë së Maqedonisë.
Shumica e dëgjuesve të Radio Shkupit, lexuesve të Bota Sot dhe shikuesve të RTV 21 e mbajnë mend si një gazetar korrekt, punëtorë dhe profesionit. Gazetari Muhamet Hoxha që ka mbaruar për Juridik dhe që po vazhdon studimet Menaxhimi politikë dhe komunikimi, ka dy vite që është zgjedhur zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë. Puna e zëdhënësit nuk e ka ndarë nga profesioni, mirëpo Hoxha ka synim politikën...YllPress.com ju sjell një intervistë ekskluzive ndryshe me Muhamet Hoxhën, zëdhënësin e Qeverisë së Maqedonisë.
YllPress:- Si fillon dhe mbaron një ditë ë zakonshme për ju?
Një ditë e imja e zakonshme fillon me punë, kafen e mëngjesit e përcjell me shtypin ditor, më pas vazhdoj tju përkushtohem obligimeve të përditshme të punës, dhe pasi të përfundoj jam pranë rrethit më të ngushtë familjar, pranë miqve dhe të afërmve të mi. Por duke pas parasysh natyrën dhe dinamikën e detyrës ndodh të jem i angazhuar edhe në orët më të vona duke mos përjashtuar edhe fundjavën. Sidoqoftë tentoj të gjej kohë dhe mënyrë për të mos lënë mangët as obligimet e punës e as ato familjare.
YllPress:- Çfarë është familja për ju?
Sipas mendimit tim është gjëja fundamentale për çdo individ. Familjen e konsideroj si diçka të shenjtë, ajo për mua është forcë shtytëse për të jetuar, diçka që i jep kuptim ekzistencës tonë, apo më mirë thënë është vet jeta...
YllPress:- Çfarë është vendlindja për ju?
Vendi ku ndihem më mirë dhe dëshiroj të kthehem çdoher, është vendi i rënjëve të mija, i të parëve të mi, vendi i fëmijërisë time dhe rinisë time dhe do kisha dashur të jetë edhe vendi i nipërve e stërnipëve të mi. Nuk është thënë kot Gurri i rëndë peshon në vendin e vet...
YllPress:- Cili është hobi juaj?
...Më pëlqen sporti, do veçoja basketbollin, një periudhë kam qenë më shumë aktiv por edhe tani kohë pas kohe me shokët e miqtë organizojmë e luajmë për rekreim.
YllPress:- Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Më pëlqen të udhëtoj, kam pasur rast të vizitoj më shumë shtete qoftë si udhëtime pune, apo për shëtitje dhe pushim, me çrast kam njoftuar kultura dhe shoqëri të ndryshme, dhe çdo vend më ka lënë mbresa të veçanta ....
Nuk mund të vecoj ndonjë vend apo shtet. Megjithëse edhe në vendin tonë ka vende të bukura me pasuri të mëdha natyrore të cilat më pëlqen ti vizitoj.
YllPress:- Çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë ju bën të pikëlluar?
Ka shumë gjëra që më bëjnë të lumtur janë fëmijët e mi, familja ime, lumturia e tyre është edhe e imja, pastaj mirëqenia e njerëzve që më rethojnë por edhe e shoqërisë sonë në përgjithësi...janë të shumta gjërat që mund të bëjnë të ndihesh mirë dhe i lumtur, nuk mund ti përmbledhësh në një fjali.
Ndërsa të pikëlluar, po sipas një logjike ndoshta mungesa e gjërave që më bëjnë të lumtur.
YllPress:- Si e kaloni një fundjavë?
Zakonisht vikendet preferoj ti kaloj me familjen dhe të takoj miqt e mi, po më shumë varet edhe nga dëshira e fëmijeve mundohemi tju përkushtohemi më tepër atyre. Edhe më herët e ceka ka raste kur më ndodh të jem i angazhuar me punë, sidoqoftë mendoj se mund të gjejmë kohë për gjithçka kuptohet nëse e shfrytëzojmë në mënyrë racionale atë.
YllPress:- Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Kam provuar ushqime të kuzhinave të ndryshme, mes tyre do veçoja atë italiane, turken, megjithatë nuk mund të them se i kam të preferuara pasi e veçoj shijen specifike të specialiteteve tona tradicionale.
YllPress:- Çfarë muzike dëgjoni dhe cilat lloj filmash ju pëlqejnë?
Nuk jam adhurues i flaktë i një rryme të caktuar, dëgjoj muzikë të zhanreve të ndryshme mjafton të jetë diçka e bukur dhe të më pëlqej mund të jetë ndonjë pikë klasike, xhaz, bluz, rok baladë, më pëlqejnë edhe këngët tona të bukura qytetare. E dua muzikën dhe artin në përgjithësi, muzika e mirë dhe me vlerë veçohet çdoherë pasi është fryt i një artisti të vërtetë. Duke pasur parasysh se më herët disa vite rradhazai kam punuar në Radio kam pasur rasatin që të dëgjojë muzika të zhanreve të ndryshme ne vecanti muzikën qytetare shqipe.
Ndërsa sa i përket filmave më së tepërmi preferoj drama, aksione pse jo edhe ndonjë komedi.
YllPress:- Ndonjë mesazh për lexuesit e YllPress.com?
Të duan jetën dhe të jenë optimist por edhe realist, të kenë një moto në jetë dhe të punojnë në këtë drejtim...