E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Megjithatë, mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua kjo më duket si hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret”, ka theksuar më tej profesori Nicholas Burns.
Serbia ta njohė Kosovėn





Mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Nicholas Burns, ish nënsekretar amerikan i Shtetit, aktualisht profesor në “Harvard Kennedy School”.

“Megjithatë, mendoj se do të jetë e rëndësishme që Serbia ta njohë plotësisht të drejtën e Kosovës që të ekzistojë si një shtet i pavarur. Mua kjo më duket si hapi i parë elementar që duhet të ndërmerret”, ka theksuar më tej profesori Nicholas Burns.

Ish-nënsekretari amerikan, Burns, theksoi se është pozitive që Kosova dhe Serbia të bisedojnë, pasi që, sipas tij, kjo gjithmonë është një gjë e mirë, marrë parasysh historinë tragjike midis dy palëve; është gjithmonë mirë që të përkushtohen për zgjidhje paqësore mbi cilatdo dallime që ekzistojnë mes tyre.

Burns bëri me dije se nëse Serbia dëshiron ta shohë veten në BE dhe në NATO, atëherë ajo “duhet ta pajtojë veten me faktin se Kosova është e pavarur dhe me faktin se çfarëdo dallimi që ekziston midis dy vendeve, duhet të adresohet me mjete paqësore, negociata, kompromise dhe assesi me kërcënime”.

Ai e vlerësoi si pozitive faktin që Kosova ka arritur deri në pikën e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur nga komuniteti ndërkombëtar.

Megjithatë, sipas Burns, “situata në veri të vendit është shqetësuese”.

“Është shqetësuese në kuptimin që ka ende disa qarqe që u japin merita atyre, të cilët ende mendojnë për Kosovën në mënyrën e vjetër dhe nuk do ta pranonin pavarësinë e Kosovës. Prandaj, mendoj se komuniteti ndërkombëtar, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, kanë përgjegjësi për të vazhduar që të jenë të angazhuar në nivelin e mbështetjes së pavarësisë së vërtetë të Kosovës dhe të mbështesin përfshirjen e këtij shteti në sistemin ndërkombëtar”, ka theksuar ish nënsekretar amerikan i Shtetit, Nicholas Burns.

Publikuar: 02.02.2012 | 12:49
Lexuar: 177 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime