E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shteti duhet të veprojë dhe jo këtu të dalim të themi ne kush i ka fajet, i ka karnavali i Vevçanit apo protesta e Strugës, më larg është zanafilla e kësaj klime që kërcënon të na djeg të gjithëve, të gjithë neve na kërcënon rreziku, të digjemi bashkërisht në flakën që dikush mbase edhe me qëllim e ndez.
Ademi: Klima e fundit kėrcėnon tė na djeg tė gjithėve

Deputeti Ademi në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike në Kuvend.

"Shteti duhet të veprojë dhe jo këtu të dalim të themi ne kush i ka fajet, i ka karnavali i Vevçanit apo protesta e Strugës, më larg është zanafilla e kësaj klime që kërcënon të na djeg të gjithëve, të gjithë neve na kërcënon rreziku, të digjemi bashkërisht në flakën që dikush mbase edhe me qëllim e ndez. Nuk mund të rri pa e thënë publikisht ashtu siç nuk u pajtova me distancimin e kolegut tim parafolës, po ashtu nuk mund të pajtohem me distancimin e kryetarit të Strugës se gjithçka i ka fajet Vevçani, Vevçani mban përgjegjësi të madhe për atë që ka ndodh, por kam frikë se faji është edhe më i madh, madje-madje mos është edhe më larg”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-së ne Komitetin për marrëdhënie ndëretnike në Kuvend, gjatë debatit të djeshëm për incidentet e fundit në Maqedoni.

Komiteti për marrëdhënie ndëretnike kishte ftuar dje kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe atë të Vevçanit për të shpjeguar se çka në fakt kishte ndodhur në atë rajon dhe për të tentuar të tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe të ulin tensionet. Ilievski megjithatë ishte decid në qëndrimin e tij, se i vjen keq për kishat ndërsa për karnavalin tha se ekziston para krishterimit dhe myslimanizmit.

“Për mua absolutisht është e papranueshme dhe shpreh kundërshtimin e madh ndaj akteve vandale, shkrimit nëpër kisha në Borovec dhe Llabunishtë, duke u vënë në dispozicion të shtetit juridik të merren masa për zbardhjen e këtyre rasteve si parakusht për kultivimin e mëtejmë të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar. Njëkohësisht na vjen keq që në këto ngjarje është përfshirë edhe karnavali i Vevçanit që është një traditë shekullore”, deklaroi Pero Ilievski, Kryetar i Komunës së Vevçanit.

Por kreu i Strugës Ramiz Merko tha se gjithçka filloi në karnavalin e Vevçanit.

“Pa kurrfarë turpi, ata provokuan ndjenjat e myslimanëve në Republikën e Maqedonisë dhe më gjerë dhe reaguan këshillat e xhamive, reagoi edhe myftinia e Strugës me qëllim që sa më shpejtë të gjinden organizatorët e karnavalit të Vevçanit dhe të njëjtit të munden të dalin para përgjegjësisë ose të njëjtit të kërkojnë të paktën edhe falje publike”, tha Ramiz Merko, kryetar i Komunës së Strugës
Në tërë këtë situatë, PDSH-ja opozitare, momentet e reja në rajonin e Strugës si dhe fyerjet e shqiptarëve nga hendbollistët dhe tifozët në Nish dhe Beograd i vlerëson si momente artificiale të prodhuara nga Qeveria Gruevski për të defokusuar opinionin nga ngecjet në proceset euroatlantike.

“Këto momente të reja janë shumë artificiale, momente të cilat i prodhon kuzhina, ajo kuzhinë dihet, janë institucionet shtetërore, është Qeveria e cila performon skajshëm si qeveri antishqiptare, edhe e kaluara dëshmon se kah kanë shkuar këto probleme të brendshme në Maqedoni. Ne nuk kemi probleme ndërkonfencionale, realisht populli shqiptar këtu ka probleme me Qeveritë e të kaluarës dhe të tanishmen, jo me popullin maqedon”, u shpreh Orhan Ibrahimi, deputet i PDSH-së.

Publikuar: 02.02.2012 | 13:05
Lexuar: 604 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
lufta (06/02/2012 21:55:37) pse nuk i publikoni komentet...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime