Sipas analistëve, LDK-ja dhe AAK-ja muajt e fundit nuk janë vërejtur se janë gjallë, ndërkaq, pjesëmarrja në një drekë pune me kryeministrin dhe më pas mbështetja e Rezolutës me të cilën institucionet e vendit zotohen se do ti përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga Pako e Ahtisaarit, i ka bërë ato edhe më qeveritare.
Dy partitë që dikur bashkëqeverisnin vendin, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë humbur karakterin e të qenit në opozitë. Madje, kohën e fundit këto dy parti opozitare, janë hipnotizuar nga kryeministri Hashim Thaçi duke rënë në gjumë dimëror. Kështu të paktën konsiderojnë analistët politikë në Prishtinë, të cilët e konsiderojnë kryeministrin Hashim Thaçi si një mjeshtër të madh të amortizimeve politike.
Sipas analistëve, LDK-ja dhe AAK-ja muajt e fundit nuk janë vërejtur se janë gjallë, ndërkaq, pjesëmarrja në një drekë pune me kryeministrin dhe më pas mbështetja e Rezolutës me të cilën institucionet e vendit zotohen se do ti përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga Pako e Ahtisaarit, i ka bërë ato edhe më qeveritare.
Kjo situatë, sipas tyre, u ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë udhëheqësve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët momentalisht kanë mbetur pothuajse të vetmit opozitarë te të cilët qeverisë i ka hasur sharra në gozhdë.
Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se kryeministri Thaçi i ka futur në gjumë të thellë LDK-në dhe AAK-në, ndërkaq Vetëvendosja ka mbetur e vetme në betejën me qeverinë. (zëri)