E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë së Egjiptit thanë se të paktën 74 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerën janë plagosur dje, si pasojë e dhunës pas një ndeshjeje futbolli në qytetin verior në brigjet e Mesdheut, Port Said.
Pėrleshje nė njė stadium nė Egjipt, tė paktėn 74 viktima








Zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë së Egjiptit thanë se të paktën 74 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerën janë plagosur dje, si pasojë e dhunës pas një ndeshjeje futbolli në qytetin verior në brigjet e Mesdheut, Port Said.

Tifozat e skuadrës vendase, al-Masry, pushtuan fushën pas një fitoreje të rrallë kundër skuadrës më të mirë të Egjiptit al-Ahly. Ata qëlluan me gurë, lëndë të lehta plasëse dhe shishe kundër tifozave dhe lojtarëve të skuadrës kundërshtare. Pamje të transmetuara drejtpërdrejt në televizion tregonin tifozat e skuadrës vendase al-Masry duke ndjekur në fushë e duke ushtruar dhunë mbi lojtarët e skuadrës al-Ahly. Gjithashtu pamjet shfaqën edhe një zjarr në stadium.

Ndërkohë, kryetari i këshillit ushtarak që udhëheq Egjiptin, Marshalli Mohamed Tantawi, premtoi se do të identifikojë përgjegjësit e dhunës. Në një fjalim të transmetuar nga një rrjet televiziv sportiv në pronësi të skuadrës al-Ahly, ai tha se dhuna në stadiumin e Port Sadit “nuk do të ketë pasoja për Egjiptin dhe sigurinë e tij”. Ai i bëri këto komente nga një aeroport ushtarak në lindje të Kairos, ku ai priti lojtarët e skuadrës al-Ahly, të cilët u kthyen në kryeqytet me një aeroplan të ushtrisë.

Ministri egjiptian i Mbrojtjes tha se forcat policore kishin arrestuar 47 persona si pjesëmarrës në përleshje. Ministri Mohamed Ibrahim tha se po vazhdojnë kërkimet për të dyshuar të tjerë. Ai tha se 13 mijë tifoza të skuadrës vendase al-Masry kishin hyrë në fushë, duke sulmuar 1 mijë e 200 mbështetësit e al-Ahlit. Ai tha se forcat e rendit u përpoqën të ndërhynin dhe se shkaku kryesor për personat e mbetur të vrarë ishte largimi në rrëmujë e sipër.

Publikuar: 02.02.2012 | 14:19
Lexuar: 174 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime