E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve Nikolla Gruevski potencoi se axhenda që është projektuar në Turqi ishte ambicioze, por me arsye të mirë, ndërsa kjo është se Turqia është tradicionalisht njëra prej aleatëve më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë.
Biznes forumi nė Bursė: Maqedonia adresė e vėrtetė pėr kompanitė turke







Në mënyrë tradicionale marrëdhëniet e mira miqësore midis Maqedonisë dhe të Turqisë duhet të orientohen edhe në ekonomi. Shkëmbimi tregtar të avancohet dhe të arrijë një miliardë dollarë, ndërsa investimet të cilat do të realizohet 500 milionë.

Kjo është porosia nga biznes forumi midis Maqedonisë dhe Turqisë që u mbajt sot në Bursë, në të cilin morën pjesë 400 kompani nga industria e tekstilit, ushqimore, automobilistike, ndërtimtarisë dhe bujqësisë, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

Në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve Nikolla Gruevski potencoi se axhenda që është projektuar në Turqi ishte ambicioze, por me arsye të mirë, ndërsa kjo është se Turqia është tradicionalisht njëra prej aleatëve më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të Republikës së Maqedonisë.

"Gjatë viteve të fundit jemi dëshmitarë të interesit të rritur te biznesmenët turq për përforcimin e bashkëpunimit tregtar dhe më shumë investime në shumë sektorë të ekonomisë së Maqedonisë. Kjo për ne është një konfirmim se biznes bashkësia veç më i njeh edhe tërë reformat esenciale të rrethimit afarist në të cilat në kontinuitet punon Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Edhe pse asnjë biznes forum nuk mund ta zëvendësojë zërin e biznesmenëve të kënaqur dhe investitorëve të cilët tani më janë të pranishëm në Maqedoni, biznes forumet janë një mundësi e mirë që të potencohen disa aspekte të cilat mund të jenë arsye më shumë që Maqedonia të mbetet destinacion i juaji i biznesit", theksoi Gruevski.

Duke u bërë thirrje që ta vizitojnë Maqedoninë dhe t'i shfrytëzojnë volitshmëritë që ofrohen, tha se Qeveria është e gatshme që t'u dalë në pritë dhe tu sigurojë mbështetje maksimale në realizimin e investimeve të tyre dhe ndërmarrjeve afariste me kompanitë e Maqedonisë.

Sipas ministrit të Ekonomisë së Turqisë Zefer Çaglajan, marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve vazhdimisht po rriten, por se kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet, theksoi, të arrihet numri prej një miliardë dollarë këmbim tregtar, ndërsa investimet turke të jenë 500 milionë euro.

"Nëse dëshironi të jenë në Evropë, nuk ka adresë më të mirë se Maqedonia", u porositi ai biznesmenëve të pranishëm, duke shtuar se nuk duhet të mendojnë se Maqedonia është e vogël, por se është qendër e rëndësishme ekonomike dhe tregtare.

Forumi i sotëm në Bursë është prezantimi i fundit ekonomik i kryeministrit Gruevski dhe ekipit qeveritar gjatë vizitës pesëditore në Turqi. I prezantuan mundësitë dhe përparimet për investime para 1.700 kompanive turke të pranishëm në forumet e organizuara në Stamboll, Kajseri, Konja, Gaienatep dhe Izmir. Gjatë vizitës kryeministri Gruevski në Ankara pati takim edhe me kolegun e tij Rexhep Taip Erdogan.

Në Bursë sot është nënshkruar edhe protokoll për bashkëpunim midis Drejtorisë për zona zhvillimore industriale teknologjike të Maqedonisë dhe Drejtorisë për zonat e organizuara industriale të Turqisë. Protokolli parasheh këmbim të përvojave dhe informacione midis drejtorive dhe 19-të operatorëve të zonave në Turqi.

Publikuar: 02.02.2012 | 14:43
Lexuar: 869 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime