E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë Marrëveshje, e nënshkruan 25 vende-anëtare të Unionit, me përjashtim të Çekisë dhe të Britanisë së Madhe, të cilët të vetmit nuk u përfshinë drejt Marrëveshjes.
Euroja do tė mbijetojė nėse eurozona bėhet federatė, konsideron kryeministri ēek










Valuta e përbashkët evropiane do të mbijetojë vetëm nëse eurozona bëhet de fakto federatë, shkruan në artikullin për edicionin e sotëm të gazetës çeke "Lidove novini", kryeministri çek Petër Neças.

Neças shton se mbetet çështja nëse Çekia edhe në këto kushte të reja me të vërtetë do të dëshiron ta pranojë euronë dhe kur.

"Për momentin eurozona nuk ka zgjidhje: ose do të shpërbëhet, që sigurisht askush nuk ia dëshiron ose do të lëviz drejt krijimit të njësisë federale ekonomike", shkruan kryetari i Qeverisë çeke në tekstin dedikuar Marrëveshjes së vendeve-anëtare të Be-së për disiplinë më të madhe fiskale dhe kontroll të buxhetit kombëtar.

Këtë Marrëveshje, e nënshkruan 25 vende-anëtare të Unionit, me përjashtim të Çekisë dhe të Britanisë së Madhe, të cilët të vetmit nuk u përfshinë drejt Marrëveshjes.

Për Neças edhe në rast se Çekia e pranon Marrëveshjen, sërish problemet nuk do të zgjidhen.

Ai konsideron se shtetet po dorëzohen nga votimi i lirë në BE, në lidhje me Buxhetin dhe me këtë dorëzohen nga një pjesë e sovranitetit.

"Obligohen që së bashku ta koordinojnë huamarrjen e tyre të mëtutjeshme", shkruan Neças, duke e kritikuar edhe mbajtjen e samitit evropiane, ku sipas tij nuk lihet vend për të menduar dhe për analiza dhe kërkohen vendime urgjente.

Për Marrëveshjen do të diskutohet edhe më tej. Neças shton se muajin e ardshëm ekziston mundësi për thirrje të seancës së jashtëzakonshme të Këshillit evropian, ndërsa ndaj Marrëveshjes fiskale mund të përfshihet cilido vend i BE-së pa kushte shtesë.

Publikuar: 02.02.2012 | 16:17
Lexuar: 176 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime