Është një eksperiencë e paharruar dhe jam tepër i kënaqur. Atmosfera në këtë garë ishte tepër festive ku të pranishëm ishin mbi 45.000 adhurues të skijimit. Jam i kënaqur shumë me plasmanin tim, ndërsa fitues doli Kristian Deville".
Skiatori më mirë shqiptar Dardan Dehari, anëtar i Klubit të skijimit Shkëndija, sezonin e ri në vitin 2012 si duket e ka filluar me sukses. Deri më tani ai ishte pjesëmarrës në disa gara ndërkombëtare që janë mbajtur në Austri dhe dy gara në Kroaci, për këtë ai shprehet tepër i kënaqur sidomos me vendin e 8-të që e mori në Austri.
Sa i përket rezultateve të deritanishme jam relativisht i kënaqur , meqë mund të them se kam arritur rezultatet të kënaqshme meqë në garat ku kam marrë pjesë konkurrenca ishte e madhe. Unë deri më tani kam marrë pjesë në garat që janë zhvilluar në Austri dhe në Kroaci. Sidomos dua të veçojë pjesëmarrjen në kupën botërore në Kicbil ku të pranishëm ishin 94 skiatorët më të mirë botëror, edhe pse startova i 91-ti arrita rezultat shumë të mirë duke u pasuar në pozitën e 62-të që është një e arritur e madhe.
Dardan Dehari është skiatori i parë shqiptarë i cili merë pjesë në një garë siç është kupa botërore e skijimit në Kicbil të Austrisë, ai për këtë ndihet krenar Është një eksperiencë e paharruar dhe jam tepër i kënaqur. Atmosfera në këtë garë ishte tepër festive ku të pranishëm ishin mbi 45.000 adhurues të skijimit. Jam i kënaqur shumë me plasmanin tim, ndërsa fitues doli Kristian Deville".
Sa i përket garave të radhës Dardan Dehari theksoi se ato do të vazhdojnë me 12 shkurt më kupën e Evropës në Bansko dhe Pamporove në Bullgari, Ndërsa më pas do të mbahet Kupa e Sharrit në Kodrën e Diellit
Përndryshe Dardan Dehari në katër disiplinat e skitarisë që merë pjesë në për garat ndërkombëtare super xhi, super kombinim, sllallom dhe sllallom i madh specialitet e ka garat në disiplinat super kombinim dhe super xhi.
Ndryshe Dardan Dehari aktualisht është nj ri ndër dy skiatorët e Maqedonisë , së bashku me Antonio Ristivski të cilët prezantojnë Maqedoninë në garat ndërkombëtare të skijimit.
Sh.S.