E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndeshja derbi SEE Universiteti – Zhelezarec që zhvillohet të shtunën me fillim në orën 19:00. Ndërsa të dielën takohen Shkëndija - Vineam në orën 19:00 dhe Elita - Gemixhi në orën 17:00.
Derbi i madh  nė Tetovė  takohen  SEE Universiteti - Zhelezareci


































Starton pjesa e dytë e kampionatit në futsall

Shaban SINANI

Gjatë kësaj fundjave edhe zyrtarisht starton pjesa e dytë e kampionatit në ligën e parë të futsallit. Fati ka dashur që në javën e parë të zhvillohet derbi i sezonit ndërmjet aktualisht dy skuadrave më të suksesshme në këtë ligë, pra të shtunë në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë përballen SEE Universiteti kundër kampionit në fuqi ekipit Zhelezarec nga Shkupi. Për këtë ndeshje interesimi është shumë i madh në mesin e adhuruesve të futbollit në sall, këtë e ka pohuar edhe trajneri Afrim Jonuzi: “Është një dëshirë shumë e madhe për fitore në këtë ndeshje që lirisht mund të thuhet se është derbi i vitit kur dihet se Zhelezarec aktualisht avancon me gjashtë pikë epërsi dhe në rast fitoreje distanca do të jetë e ngushtë dhe kampionati do të ishte shumë më interesant, ndërsa neve na hapen dyert që të konkurrojmë kreun e tabelës”
Sipas trajnerit Afrim Jonuzit ekipi i tij është maksimalisht i përgatitur për këtë ndeshje derbi por kërkon edhe përkrahjen e tifozëve tetovar që bashkërisht me lojë cilësore dhe atmosferë sportive të fiton futbolli: “Neve për këtë përballje jemi maksimalisht të përgatitur dhe me padurim presim të shtunën, ndaj edhe shfrytëzojë rastin të ftojë tifozët që të vinë në numër sa më të madh dhe të na përkrahin denjësisht dhe të dëshmojmë se jemi për futboll cilësor dhe ndoshta jemi edhe më të mirët”
Ndeshja derbi SEE Universiteti – Zhelezarec që zhvillohet të shtunën me fillim në orën 19.00 do ta drejtojnë gjyqtarët nga Ohri Marjan Markovski dhe Stevçe Shulevski.
Nga an tjetër dy skuadrat tjera tetovare Shkëndija dhe Elita gjithashtu janë vendase në këtë xhiro. Ekipi kuqezi. Të dielën po në sallone shkollës së mesme të mjekësisë do të përballen me ekipin Vineam të Vinicës dhe opsion i vetëm i tetovarëve është që me lojë cilësore të shënojnë fitore të sigurt dhe të arkëtojnë tre pikë që i mundësojnë këtij ekipi të mbanë pozitën në pjesën e epërme të tabelës. Ndeshja Shkëndija - Vineam zhvillohet të dielën me fillim në orën 19.00 dhe të njëjtën do të drejtojnë referat nga Negotina Petar Mantev dhe Ilija Gonev.
Sa i përket ekipit Elita të Sllatinës , në këtë ndeshje të parë të sezonit vjeshtor do të përballen me ekipin Gemixhi. S’ka dilemë se qëllimi i slatinasve është që të arkëtojnë tre pikë që do të kenë vlerën e madhe për të siguruar ekzistencën në ligën e parë. Ndeshja Elita - Gemixhi zhvillohet të dielën me filli në orën 17.00, ndërsa drejtësinë do të ndajnë Zoran Bojaninov dhe Aleksandar Dimovski nga Shkupi

Në xhiron e 14 takohen:
Elita - Gemixhi,
SEE Universiteti - Zhelezareci,
Royal Ilirët - Algomak,
Bixho - Hedisi (drejtësinë do ta ndajnë Isa Emurli dhe Josip Barton), Mal Ajaksi - Velesi,
Shkëndija -Vineam,
Kumanova - Crna Reka




KF Shkëndija  Futsall
KF Elita  Sllatinë

Publikuar: 02.02.2012 | 18:33
Lexuar: 316 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime