E enjte, 24.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi është publikuar nga “Theriogenology” dhe grupi i studiuesve shpreson që këto qeliza të ruhen në temperatura të ulëta dhe t’i japin nismë krijimit të një “banke” materialesh gjenetike për klonimin e specieve në rrezik.
Klonimi, mėnyra e re pėr shpėtimin e kafshėve





Ka një mënyrë të re për të shpëtuar kafshët drejt zhdukjes: klonimi. Lajmi vjen nga Australia.

Mbijetesa e leopardit të dëborës për shembull, një specie në zhdukje, mund të arrihet përmes qelizave të tij staminale që shkencëtarët kanë prodhuar pasi kanë marrë kampione nga veshët e tij.

Duke përdorur këto kampione, studiuesit e Monash University të Melbourne kanë gjeneruar qeliza staminale të plotëfuqishme, IPS, të cilat përmbajnë elementë të njëjtë me qelizat staminale embrionale.

Studimi është publikuar nga “Theriogenology” dhe grupi i studiuesve shpreson që këto qeliza të ruhen në temperatura të ulëta dhe t’i japin nismë krijimit të një “banke” materialesh gjenetike për klonimin e specieve në rrezik.

Kërkuesit kanë përdorur material të marrë nga veshët e leopardëve të dëborës, të cilët për shkak të moshës së vjetër ishin në rrezik.

“Rezultati është befasues, duke pasur parasysh vështirësinë për të siguruar qeliza riprodhuese edhe nga kafshë në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Paul Verma nga Monash University.

Leopardi i dëborës është një felin i madh që jeton në zinxhiret malore të Azisë qendrore. Ai është një nga kafshët më të bukura dhe zhdukja e tij do të ishte një humbje e vërtetë për botën e kafshëve.

Publikuar: 02.02.2012 | 20:01
Lexuar: 1197 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
emanuel goga (11/11/2013 20:41:40) yyyyy sa i bukur imagjononi te beni nje pellush me kete leopard

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime