E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Regjistrimi i rrallë ka qendruar në arkivën e Thomas Edison, shpikësit të fonografit, për 123 vite. Ai u zbulua së fundmi nga studiuesi gjerman Stephan Puille që shpjegon dhe rrugën se si u bë i gjithë regjistrimi.
Zėri i “babait tė Gjermanisė” qė nga 1889







Një dokument i jashtëzakonshëm, një regjistrim që daton që nga viti 1889 i zërit të Otto von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë imperialiste, i quajtur “kancelari i hekurt” dhe “babai i Gjermanisë modern”.

Regjistrimi i rrallë ka qendruar në arkivën e Thomas Edison, shpikësit të fonografit, për 123 vite. Ai u zbulua së fundmi nga studiuesi gjerman Stephan Puille që shpjegon dhe rrugën se si u bë i gjithë regjistrimi.

Në vitin 1889, thotë ai, bashkëpunëtori i Thomas Edison në shpikjen e fonografit, Edward Adelbert Theodor Wangemann u dërgua në Europë për të reklamuar shpikjen e re. Ai u ndal në Vjenë ku u takua me perandorë dhe udhëheqësit më të mëdhenj të kohës, përfshi këtu perandorin austriak dhe carin rus. Por i vetmi që tregoi interes për shpikjen e re ishte perandori gjerman, i cili gjithsesi refuzoi të regjistrojë zërin e tij “pasi mund t’i sillte ters”. Krejt e kundërta ndodhi me Bismarck. Ai jo vetëm që vlerësoi shpikjen, por edhe regjistroi zërin e tij. Dhe të regjistrojë zgjedh fraza të ndryshme letrare, por absurdi qendron tek recitimi i “La Marseillaise”, himnit francez pikërisht pak kohë pasi kishte mundur Francën për krahinën Alazas-Lorena.

“Një shaka, një ndjesë, një homazh për armikun, apo ndoshta një simpati sekrete? Kush e di. U mbetet studiuesve dhe historianëve të përcaktojnë se përse Bismarck zgjodhi të regjistrojë vargjet e para të La Marseillaise”, thotë studiuesi gjerman, Stephan Puille.

Por pse pikërisht tani ky zbulim? Në vitin 1957 në arkivin e Edison janë gjetur gjurmët e para, por atëherë kërkimet u lanë përgjysmë, për të nisur seriozisht vetëm në vitin 2005 nga studiues amerikanë dhe gjermanë.

Publikuar: 02.02.2012 | 20:04
Lexuar: 252 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime