E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Besimi, pas vizitës në Pentagon, ku u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes, Xhozef MekMilan, potencoi se Maqedonia duhet të punojë për qëllimin e vet - ato janë integrimet euroatlantike - deri në dhe pas Çikagos.
Maqedonia mund tė pranohet nė NATO edhe si FYROM
Intervistë e ministrit të Mbrojtjes Besimi për Zërin e Amerikës

Pavarësisht nga verdikti i samitit të NATO-s në Çikago, Maqedonia duhet të vazhdojë me realizimin e qëllimit - integrimi euratlantik, potencoi ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili është në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë që merr pjesë në Mëngjesin lutës kombëtar në Uashington.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, ai flet për lobimin në Uashington.

Besimi, pas vizitës në Pentagon, ku u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes, Xhozef MekMilan, potencoi se Maqedonia duhet të punojë për qëllimin e vet - ato janë integrimet euroatlantike - deri në dhe pas Çikagos.

"Nëse bëhet ose nuk bëhet anëtare e NATO-s në Çikago, interesi i Republikës së Maqedonisë në lidhje me zbatimin e reformave dhe standardeve të NATO-s, është prioritet i saj strategjik në drejtim të sigurisë dhe stabilitetit", u përgjigj ministri Besimi në pyetjen çka mund të pret Maqedonia në Çikago.

Në pyetjen nëse Maqedonia do të dakordohej për hyrje në NATO nën referencën IRJM, ministri i Mbrojtjes thotë se Republika e Maqedonisë në kuadër të KB-së tashmë e shfrytëzon këtë referencë të përkohshme.

"Kjo është një nga çështjet që është definuar nga pavarësimi i Maqedonisë, si mundësi që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare", tha Besimi.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse Maqedonia ka plan B, në rast që çështja e emrit të mos zgjidhet deri në Samitin e NATO-s në Çikago, ose Greqia sërish e bllokon pranimin, Besimi theksoi se qëndrimi i NATO-s është gjetje e zgjidhjes së përbashkët të pranueshme.

"Nëse zgjidhja e përbashkët e pranueshme për anëtarësim në NATO paraqet model që e kemi në KB dhe në organizata tjera ndërkombëtare, ajo është edhe për NATO-n, sipas përkufizimit të tyre. Kjo do të thotë se NATO nuk imponon zgjidhje, por vetëm thekson se duhet të ketë zgjidhje të përbashkët të pranueshme", thotë në intervistë Besimi.

Për atë se çfarë mbështetje mund të pret Maqedonia nga SHBA-ja për integrimin euroatlantik, ministri Besimi informoi se në takimet në Pentagron është konfirmuar ajo që e dëgjojmë vazhdimisht nga SHBA-ja - se janë partneri jonë serioz dhe strategjik.

"Mbështetja e SHBA-së për anëtarësim në NATO edhe më tej mbetet me atë që si anëtare e Aleancës, tregojnë në nevojën që të kemi zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kapërcimin e dallimeve me Greqinë", potencon Besimi, duke shtuar se në takime në Pentagon ka b iseduar edhe për avancimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Maqedonisë në planin ushtarak, ndërsa nga pala amerikane është shprehur kënaqësi nga pjesëmarrja e ushtarëve të Maqedonisë në misione paqesore ndërkombëtare.

Për rritje eventuale të numrit të paqeruajtësve të Maqedonisë në misionin ISAF në Afganistan, ministri Besimi paralajmëroi se Maqedonia do t'i përcjell hapat e vendeve-anëtare të NATO-s.

"Tash për tash mbetemi në numrin e njëjtë të ushtarëve që i kemi në Afganistan", tha ministri.

Njeriu i parë i mbrojtjes së Maqedonisë paralajmëroi rritje të numrit të stërvitësve të policisë ushtarake në Afganistan - projekt i përbashkët me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kroacinë dhe me Malin e Zi.

Besimi ka pasur edhe takim të veçantë me zëvendës-ndohmës sekretarin e Shtetit, Filip Riker, ndërsa në organizatën këshilldhënëse, Këshilli atlantik, në seancë të mbyllur së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot do t'i parashtrojë pozicionet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO.

Në Kongresin amerikan, ministri i Mbrojtjes Besimi u takua edhe me kongresmenët e Nju-Jorkut, Nju-Xherzit dhe të Karolinës Veriore, Eliot Engel, Bill Paskrel dhe Dejvid Prajs.

Publikuar: 03.02.2012 | 08:39
Lexuar: 3980 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime