E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Lion Paneta dhe presidenti francez Nikolla Sarkozi propozuan që NATO-ja ta ndërpresë rolin e saj ushtarak në Afganistan në vitin 2013, një vit më herët se planet, të dhëna në samitin e fundit të Aleancës në Lisbonë.
Ministrat e Mbrojtjes sė vendeve tė NATO-s do ta shqyrtojnė strategjinė pėr tėrheqjen nga Afganistani





Ministrat e mbrojtjes së vendeve-anëtare të NATO-s në takimin dyditor, i cili filloi sot do t'i shqyrtojnë ndryshimet e mundshme të strategjisë së Aleancës në Afganistan, pasi SHBA-ja dhe Franca bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të transferimit të kompetencave për sigurinë e forcave afgane të sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Lion Paneta dhe presidenti francez Nikolla Sarkozi propozuan që NATO-ja ta ndërpresë rolin e saj ushtarak në Afganistan në vitin 2013, një vit më herët se planet, të dhëna në samitin e fundit të Aleancës në Lisbonë.

Takimi ministror filloi një ditë pas publikimit në media të raportit sekret të NATO-s, në të cilin ndër të tjerash theksohen se aktivitetet e kryengritësve talebanë akoma janë në nivel të lartë, pas më shumë se dhjetë viteve luftë dhe se talebanët janë të bindur se do t'i fitojnë forcat ndërkombëtare.

Ministrat e Mbrojtjes do të bisedojnë edhe për përgatitjet e samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në maj në Çikago.

Publikuar: 03.02.2012 | 08:40
Lexuar: 207 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime