Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 37-vjeçari Argjent Shametaj i cili ishte duke udhëtuar me autobuzin e linjës Shqipëri-Greqi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e tij u gjet4 kg marijuanë.
Policia kufitare e Kakavijës ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 kg marijuanë ndërkohë që ka vënë në pranga dhe poseduesin e saj.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 37-vjeçari Argjent Shametaj i cili ishte duke udhëtuar me autobuzin e linjës Shqipëri-Greqi dhe gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e tij u gjet4 kg marijuanë.
Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e autobusit si dhe dy shtetas si persona të dyshuar për këtë trafik droge.
Pas hetimeve ka rezultuar se lënda narkotike i përkiste njërit prej pasagjerëve dhe konkretisht shtetasit Argjent Shametaj i cili është arrestuar menjëherë për veprën penale trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.