Kosta Konkordia: Moldavja mohon të ishte në bord me kapitenin. Vazhdojnë hetimet për përplasjen e Kosta Konkordias.
Hetuesit italianë po vazhdojnë hetimet për përplasjen e krocieres Kosta Konkordia. Në pyetje është marrë moldavja e cila besohej se ishte me kapitenin në kohën kur anija humbi koordinatat dhe shkaktoi 34 të vdekur. 24 vjecarja Domnika Çemortan teksa mohoi se ndodhej në bord, lavdëroi kapitetin duke e quajtur madje hero.
Kjo grua ka mohuar se kishte qëndruar me kapitetin e krocieres Costa Concordia ditën fatkeqe, ku humbën jetën 32 njerëz.
Domnica Cemortan, 24 vjeçe nga Moldavia ka thënë se ajo ndodhej në urë, kur anija o godit në shkëmbinj.
Zyrtarët thanë se dëshmia e saj do të krahasohet me të tjera deklarata, përfshirë edhe kapitenin Francesco Schettino. Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie dhe është akuzuar për vrasje, pasi shkaktoi përmbytjen dhe braktisjen e anijes para evakuimit të të gjithë personave në bord. Zonja e cila besohet të ketë qenë me kapitenin castin e përplasjes ka deklaruar se ajo nuk ishte në bord, por në urë.
Dëshmia e raportuar kundërshton atë të vetë kapitenit- sipas gazetës Il Messagero - i cili i kishte thënë hetuesve se në urë nuk kishte asnjë anëtar të ekuipazhit.
Sipas gazetës italiane Corriere, zonja Cemortan shfaqi dobësi për kapiteni duke i thënë hetuesve se ai ishte një "hero" dhe arriti të shpëtojë jetën e kaq shumë njerëzve.
Anija Costa Concordia në bordin e së cilës ndodheshin 4.200 pasagjerë u godit nga shkëmbinjtë në ishullin toskan të Giglios më 13 janar, kur kapiteni devijoi koordinatat.