Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, flet nga studio e radios Zeri i Amerikes ne Uashington. Pohon se se zgjedhjet e 8 majit provuan qartesisht se qytetaret jane te tejngopur me politiken e retorikes agresive te sulmeve te pambeshtetura, te makinacioneve, montimeve, sulmeve ndaj institucioneve.
Rruga europiane e Shqiperise qe eshte e pashmangshme per vendin tone. Do te thote pike se pari, nje sjellje te pershtatshme e te gjithe aktoreve politike dhe kjo fillon me njohjen e rregullave te lojes. Instrumenti i vetem ne demokraci jane zgjedhjet. Zgjedhjet, shteti ligjor, vendimet e gjykatave duhet te pranohen ne menyre te prere nga te gjithe. Ketu asnje motivim personal, asnje rregull statuar i nje partie politike nuk duhet te nderhyje me kete rregull te madh te demokracise dhe shtetit ligjor. Vendi ku ndodhemi sot, SHBA eshte shembulli me i mire per t'u ndjekur.
Gjate mandatit tuaj si Kryetar i Bashkise se Tiranes jeni perpjekur ne njefare menyre te qendroni larg politikes. Por megjithate jo shume larg, nje vit me pare ju ishit minister i Brendshem kur ndodhen ngjarjet e 21 janarit. Aktualisht Prokuroria ka leshuar flete-arresti ndaj Komandantit te Gardes Kombetare dhe ka akuzuar se eshte bere fshehje e disa fakteve. Cili eshte komenti juaj?
Cdo njeri i pergjegjshem duhet te kufizoje vetveten, eshte nje ngjarje tragjike, nje konsekuence e ngjarjes, ka cuar ne humbjen e jetes se 4 qytetareve te pafajshem, kjo eshte konsekuenca. Natyrisht ka shkaqe qe cuan ketu, te gjitha keto duhet te jene pjese te nje hetimi gjitheperfshires, te pavarur dhe profesional dhe gjeja me e dhimbshme qe mund te behet eshte te vazhdohet te behet politike me kete ngjarje tragjike. Eshte e rendesishme qe kjo ngjarje te trajtohet sipas parametrave te shtetit ligjor, te jete nje hetim gjitheperfshires, jo i ndikuar, as i frymezuar politikisht apo nga axhenda politike. Eshte po kaq e rendesishme qe Shqiperia te fokusohet tek e ardhmja e saj. Ne kete kuader, protagonistet politike te kesaj ngjarjeje mendoj se duhet te marrin pergjegjesite e tyre edhe ne raport me ngjarjen po c'eshte me e rendesishme ne raport me pergjegjesite e tyre ndaj qytetareve. Ketu e kam fjalen per bashkepunimin politik ne kuader te nje Kodi te ri Elektoral, ne kuader te 12 prioriteteve te BE-se, ne menyre qe bojkoti dhe sulmi ndaj institucioneve qe solli pengimin e marrjes se statusit kandidat per Shqiperine ne BE te mos vazhdojne te qendrojne si problem dhe si gur bllokues per rrugen europiane te Shqiperise. Por te vendosim interesat e vendit, interesat e qytetareve shqiptare mbi interesat vetjake personale partiake dhe bashkepunojme per hir te vendit. Rruga e bashkepunimit eshte e qarte mbi tavoline, partneret tane e kane thene, Brukseli zyrtar e ka thene, Uashingtoni zyrtar e ka thene, ma perseriten edhe ketu gjate takimit tim. Kjo rruge kalon nga reforma elektorale, nga permbushja e ligjeve me 3/5, te ligjeve qe do te hapin rrugen per statusin kandidat dhe nga bashkepunimi per hir te interesave te larta te vendit.
Ju jeni nje nga politikanet e rinj, megjithese keni pasur poste te larta ne qeverine shqiptare, sipas jush si mund t'i jepet fund ketij konfliktualiteti ne Shqiperi. A jeni optimiste se ne Shqiperi nje dite i munduri do te arrije t'i zgjase doren fituesit ne politike?
Se pari, mendoj edhe nga pervoja ime ne zgjedhjet e majit me shume energji duhet te shpenzohet tek hallet e problemet e qytetareve dhe me pak tek sulmet ndaj njeri-tjetrit. Mendoj se zgjedhjet e 8 majit provuan qartesisht se qytetaret jane te tejngopur me politiken e retorikes agresive te sulmeve te pambeshtetura, te makinacioneve, montimeve, sulmeve ndaj institucioneve. Duhet bashkepunim per te zgjidhur problemet e tyre te perditshme. Aty ku ky bashkepunim ekziston natyrisht ka dhe perparim, sikunder ka ndodhur dhe ne te kaluaren, ne qofte se ky bashkepunim eshte i vertete. Mendoj se rruga europiane e Shqiperise qe eshte e pashmangshme per vendin tone. Do te thote pike se pari, nje sjellje te pershtatshme e te gjithe aktoreve politike dhe kjo fillon me njohjen e rregullave te lojes. Instrumenti i vetem ne demokraci jane zgjedhjet. Zgjedhjet, shteti ligjor, vendimet e gjykatave duhet te pranohen ne menyre te prere nga te gjithe. Ketu asnje motivim personal, asnje rregull statuar i nje partie politike nuk duhet te nderhyje me kete rregull te madh te demokracise dhe shtetit ligjor. Vendi ku ndodhemi sot, SHBA eshte shembulli me i mire per t'u ndjekur.
Gjate vizites ne Uashington jeni takuar me Zevendesndihmes Sekretarin e Shtetit, Filip Riker ne Departamentin e Shtetit, si dhe me kryetarin e Bashkise se Uashingtonit, Vinson Grey. Kush ishte tema e bisedimeve tuaja?
Se pari, per te krijuar nje mirekuptim dhe bashkepunim midis qytetit te Tiranes, qytetit me te madh te shqiptareve dhe Bashkise se Uashingtonit, kryeqytetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Takimi me kryetarin e Bashkise ka qene nje takim shume i perzemert, ka zgjatur mbi 1 ore e 15 minuta, gjetem shume ceshtje te perbashketa, ne disa prej tyre Bashkia e Uashingtonit po leviz me shpejtesi sic eshte plani per tramin e Uashingtonit, i cili eshte qyteti i pare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per zhvillimin e qendrueshem dhe per ambientin e gjelbert dhe per cilesine e ajrit, cka eshte nje prioritet i madh per Bashkine e Tiranes, qytetaret e Tiranes dhe per mua personalisht. Po keshtu ne kuadrin e punesimit kjo Bashki ka vene ne funksion nje skeme shume te ngjashme me ate c'kam premtuar dhe kam filluar te realizoj per ta vendosur Bashkine ne mes te tregut te punes, ne mes te ofertes se bizneseve nga njera ane, te cilet kerkojne gjithmone njerez te kualifikuar dhe kerkeses per vende pune, te papunesuarve, vecanerisht te te rinjve qe mbarojne universitetin. Ne kete kuader, me premtoi mbeshtetjen e tij qe skema e tij, e cila tashme ka siguruar 1 mije vende pune nepermjet 445 bizneseve qe jane pjese e kesaj skeme, te marr me te mirat e kesaj skeme per ta vene ne jete ne Tirane.
Pra, Uashingtoni do te jete modeli juaj per kryeqytetin e Shqiperise?
Ne po shikojme modelet me te mira anembane botes demokratike euroatlantike, por mund t'ju them se ketu ne Bashkine e Uashingtonit qe eshte nje qytet me permasa te ngjashme persa i perket popullsise me Tiranen, po shohim prioritete te ngjashme me prioritetet e Bashkise se Tiranes, me prioritetet e qytetareve te Tiranes dhe prandaj do te mesojme nga kjo. Me 11 shkurt me informon se ka nje samit te qytetareve te Uashingtonit sic e quajti ai dhe ne kete kuader eshte nje program faktikisht per perfshirjen e qytetareve ne vendimmarrje, cka eshte nje prioritet shume i rendesishem per mua. Sic e keni reflektuar edhe ne kronikat tuaja, procesi i buxhetit kaloi nga konsultimi ne 10 takime qytetaresh, procesi i planit urbanistik se shpejti do te kaloje ne te njejten praktike te konsultimit me qytetaret. Pra, konsultimi me qytetaret dhe bashkevendimmarrja me qytetaret e Tiranes eshte nje prioritet i rendesishem i imi personal, i Bashkise se Tiranes. Ne kete kuader jemi te gatshem dhe kerkojme te mesojme nga modele te konsoliduara, sikunder eshte edhe modeli qe ofron kryeqyteti amerikan, Uashingtoni.
Gjate fushates tuaj elektorale ju premtuat qe gjate mandatit tuaj si kryetar i Bashkise se Tiranes do te rikrijoni urbanistiken e Tiranes, do te permiresoni sistemin e transportit brenda qytetit dhe te krijoni nje mjedis me te pershtatshem per biznesin brenda qytetit, per te mos permendur dhe gjera te tjera. Deri tani cfare eshte arritur?
Mendoj se kemi ecur mire ne keto 6 muaj te pare ne fushen e biznesit. Ne kemi eliminuar 60 taksa dhe tarifa, nga 83 qe qyteti kishte, ka 23. Kemi kaluar ne dhjetor me voten e Keshillit Bashkiak nje mase te re, e cila stimulon biznesin, duke i hequr taksat atyre qe punesojne 50 apo me shume te papunesuar te qytetit te Tiranes. Sikunder edhe industrise se ndertimit nje ulje me 30% te takses se infrastruktures nese punesojne me shume se 75 te papune. Po behemi gati te lancojme nje iniciative per te mbeshtetur biznesin e vogel, qe eshte edhe biznesi me i perhapur ne qytetin e Tiranes qe te kete lehtesira per te marre kredi apo per t'u konsoliduar apo per te hapur biznese te reja. Sikunder i kemi bere komunitetin e biznesit pjese te planifikimit tone ne cdo hap. Pjese e planifikimit strategjik per planin e zhvillimit te Tiranes, por edhe te buxhetit dhe te hapave te tjere te rendesishme ne vendimmarrjen e Bashkise Tirane, kjo per nje arsye biznesi, partneriteti i ndershem i biznesit eshte ne funksion te rritjes ekonomike dhe hapjes se vendeve te punes dhe hapja e vendeve te punes per qytetaret e Tiranes, ne vecanti per rinine e Tiranes, rinine universitare dhe jo universitare eshte prioriteti im numer nje.
Ju patet premtuar se gjate 2-3 mujorit te pare te mandatit tuaj do te zgjidhni ceshtjen e hipotekimit edhe te atyre ndertesave te hipotekuara per shkak te deformimit te projektit. Ku ka ngecur ky projekt?
Procesi ka ecur perpara, se bashku me Ministrine e Drejtesise dhe Ministrine e Transportit kemi evidentuar mbi 3 mije apartamente qe jane ne procesin e marrjes se tapive dhe mendoj se kjo perben mbi 50% te kontigjentit te pahipotekuar. Nderkohe qe Bashkia e Tiranes po perfundon punen per 1500 apartamente te tjera dhe keto se shpejti do t'i bashkengjiten ketij procesi dhe pjesa e mbetur po keshtu do te trajtohet ashtu sic kam perseritur para nje jave gjate takimit qe kisha me biznesin. Cdo ndertese, cdo objekt qe eshte ndertuar me leje te Bashkise se Tiranes do te hipotekohet, pergjegjesi per shkelesit do te mbahen ne menyra dhe forma te ndryshme, por banoret nuk do te deprivohen nga e drejta e tyre legjitime per te pasur tapine e shtepise dhe tregu i Tiranes nuk do te deprivohet nga 700 milione euro pasuri kolateral, te cilat te futura ne tregun e kapitalit perfaqesojne nje vlere te konsiderueshme per te konsoliduar biznesin dhe per te hapur vende te reja pune per qytetaret e Tiranes.
Takimi juaj me zotin Riker ne Departamentin e Shtetit ishte pjese e projekteve tuaja per Tiranen?
Une e njoha zotin Riker me prioritetet e mia, ne vecanti me prioritetet per zhvillimin ekonomik dhe punesimin, per nje Tirane me cilesi jete te permiresuar, per nje Tirane moderne europiane. Ne vecanti per planin urbanistik, per projektet kryesore te infrastruktures, si dhe me hapat qe kemi hedhur per nje qeverisje me transparente dhe me te pergjegjshme ndaj qytetareve, duke perfshire ketu elementin e perfshirjes se qytetareve ne vendimmarrje, sikunder e thashe me siper nepermjet konsultimit me ta per cdo vendim te rendesishem per qytetin e Tiranes. Diskutuam per hapesira bashkepunimi me SHBA, qe nga banka e eksport-importit deri tek programet e vecanta te qeverise amerikane, te cilat stimulojne keto prioritete qofte biznesin e vogel, qofte perfshirjen e qytetareve ne vendimmarrje, apo investimet strategjike te qytetit te Tiranes. Ne kete kuader, mendoj se kemi vendosur nje ure shume te mire bashkepunimi midis qytetit te Tiranes dhe Uashingtonit zyrtar.