E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Federatën e Mundjes së Kosovës por edhe klubet kosovare nëse i jepet rasti. “Kam kërkuar që të jem anëtar i Federatës dhe kështu të loboj jashtë Kosovës që mundja kosovare të arrin të paraqitet edhe neper garat evropiane e botërore. Mirëpo për çudi ende skam marr përgjigje. Nuk i di arsyet, por unë siç thash jam i gatshëm të kontribuoj në këtë çështje”, pohoi Asllani
I gatshėm tė ndihmojė
Ish mundësi i njohur Veton Asllani dhuron pajisje për KM “Prishtina”








Ish Kampioni i shumëfishtë i Zvicrës dhe fituesi i medaljes së argjend nga Kampionatin botëror në Clermon-Ferant, Francë (kadetë), Veton Asllani, i ka ndihmuar klubit të dikurshëm të tij, “Prishtina” me 13 pall patika të mundjes dhe disa veshje sportive.

Ai këtë e ka bërë vetëm që të motivoj mundësit e rinj që të merren me këtë sport. “Jam i interesuar që të ndihmoj sportin e mundjes, sepse kam kaluar 30 vite të jetës sime në këtë aktivitet. Për shkak rrethanave politike shumë dëshira të mijat mbeten të parealizuar. Tash jam detyruar të përfundoi karrierën për shkak të një lëndimi dhe moshës dhe ashtu qysh kam ndihmuar sportin e mundjes në të kaluarën, do ta ndihmoj dhe tani”, pohoi Asllani, i cili më pas shtoi se KM “Prishtina” gjithmonë ka pasur talent.

“Besoj se me punën që është duke e bërë Mustaf Syla shumë shpejt ky klub do ta kthen namin e dikurshëm. Kam parë aty shumë talent dhe mendoj se po të ndihmohet klubit me kuadra dhe organizim administrativ do të kemi rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare”, tha mundësi kosovar.

Asllani më pas deklaroi se është i gatshëm të ndihmoj me përvojën e tij edhe Federatën e Mundjes së Kosovës por edhe klubet kosovare nëse i jepet rasti. “Kam kërkuar që të jem anëtar i Federatës dhe kështu të loboj jashtë Kosovës që mundja kosovare të arrin të paraqitet edhe neper garat evropiane e botërore.

Mirëpo për çudi ende skam marr përgjigje. Nuk i di arsyet, por unë siç thash jam i gatshëm të kontribuoj në këtë çështje”, pohoi Asllani. Në pyetjen tonë se a do të pranonit që në të ardhmen të bëheni përzgjedhës i Kosovës, nëse një gjë e tillë ju afrohet, Veton Asllani u përgjigj se kjo është edhe ëndërr e tij. “Ëndërroj që të kthehem në Kosovë dhe të aktivizohem në ndonjë funksion ku mund të ndihmoj, por edhe nëse më zgjedhin përzgjedhës jam i gatshëm të pranoj këtë post”, tha Asllani.

Ndryshe, duhet cekur se Veton Asllani gjatë karrierës shumë vjeçare: 6 herë ka qenë Kampion i Zvicrës, 2 herë ka fituar ligën me Willisau, 3 vjet ka qenë mundësi i pamposhtur në ligë, Kampion i ish-Jugosllavisë, fitues i medaljes së argjend nga Kampionatin botëror në Clermon-Ferant, Francë (kadetë), dhe fitues i shumë medaljeve në arenën ndërkombëtare.


Publikuar: 23.07.2009 | 11:08
Lexuar: 889 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
shkelzen (13/02/2010 05:22:37) VETON ASLLANI DO TE ISHTE PERSONI ME I PERSOSUR DHE ME KOMPETENTI QE TA UDHEHEQ SPORTIN E MUNDJES NE KOSOVE.AI ESHTE NJE PERSONALITET ME KOMPENTENTA TE GJITHANSHME, JO VETEM NE ASPEKTIN SPORTIV POR NE TE GJITHA ASPEKTET.
UNE KAM PASUR NDERIN TA TAKOJE ATE SI NE PRISHTINE KU KEMI STUDJUAR NJE VJETE SE BASHKU PO ASHTU EDHE NE ZVICERR KU KEMI BANUAR SE BASHKU PER NJE KOHE TE SHKURTUR.
NDIHEM SHUME I PRIVILEGJUAM QE KOM PASUR RASTIN TA TAKOJE KETE NJERI TE KAIBRIT TE LARTE.
GJINDEM NE SUEDI DHE PERSHENDES VETON ASLLANIN.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime