Kryetari i rajonit Juglindor dhe kryetar i Komunës Konçe, Stojan Llazarov, tha se në këtë takim u diskutua për deponinë rajonale, zhvillimin rajonal dhe temat të tjera.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta mori pjesë në takimin e punës të Këshillit dhe Qendrës për zhvillim të Rajonit të Planifikuar Juglindor. Në këtë takim u diskutua dhe u ra në përfundim për realizimin e procedurave nga faza e tretë përfundimtare në dialogu konkurrues për PPP për dhënien e koncesionit për financim, projektim, ndërtim dhe menaxhim me deponinë rajonale për mbeturinat e forta komunale në rajonin e planifikuar Juglindor.
Kryetari i rajonit Juglindor dhe kryetar i Komunës Konçe, Stojan Llazarov, tha se në këtë takim u diskutua për deponinë rajonale, zhvillimin rajonal dhe temat të tjera.
"Në takimin e sotëm temat për të cilën në më shumë seanca e mbajmë është deponia, do të kemi disa dilema që në fund për prezantuat edhe para kolegëve tjerë. Do të bisedojmë jo vetëm për këtë problematik por edhe ndenje problematika tjetër që janë të lidhura me zhvillimin rajonal. Problemet më së shumti janë për mjetet, ministri gjithashtu është ish kryetar komune dhe më së miri mund të na kuptoj dhe nga këta arsye së bashku do të kërkojmë sa më shumë mjete, por gjithsesi përmbushjen e kushteve ligjore të cilat janë dhënë", tha Llazarov.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta potencoi se këtë vit bashkë me kryetarët e komunave do të bëjnë presion për këto mjete të cilat ndahen për zhvillim të barabartë rajonal që t'u ndahen vetë rajoneve.
"Rajonet luajnë rol të madh në shtetin tonë, duhet sa më shumë të decentralizohet pushteti dhe komunat të forcohen dhe tu jepen më shumë kompetenca për ti realizuar projektet. Sot me të gjithë kryetarët e komunave të rajonit Juglinor do të bisedojmë si të shfrytëzohen IPA fondet nga Komponenta 2 për bashkëpunim ndërkufitar, si të shfrytëzohen mjetet e Bashkimit Evropian dhe do të bisedojmë se si duhet të shfrytëzuar mjetet për zhvillim të barabartë rajonal, a kjo do të thotë shumë", deklaroi Bejta.
Në takimin e punës u shqyrtuan edhe korniza kohore për aktivitetet e planifikuara përfundimtare, Marrëveshja konceptuale, rregulla dhe obligime të tjera për menaxhim të integruar rajonal me mbeturinat e forta komunale, ndërtimin dhe menaxhimin e deponisë rajonale - Dobrashinci në komunën e Vasilevës nga ana e komunave dhe koncesionerit të ardhshëm.