Takimin e hapi ministri i Biznesit dhe Zhvillimit të kryesuesit aktual me BE-në Danimarka, Oli Son, ndërsa morën pjesë edhe eurokomisari për treg të brendshëm dhe shërbime edhe eurokomisari për Axhendë digjitale.
Implementimi i Axhendës digjitale dhe krijimi i tregut të vetëm digjital janë parakushtet për krijimin e ekonomisë evropiane konkurruese të bazuar në zhvillim të mençur, të qëndrueshëm dhe inkluziv, por edhe për krijimin e shoqërisë të bazuar në njohuri, përmes zhvillimit dhe zbatimit të TKI në të gjitha sferat e jetës.
Këtë e porositi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në diskutimin e tij në Këshillin joformal për konkurrencë që sot mbahet në Kopenhagë.
Takimin e hapi ministri i Biznesit dhe Zhvillimit të kryesuesit aktual me BE-në Danimarka, Oli Son, ndërsa morën pjesë edhe eurokomisari për treg të brendshëm dhe shërbime edhe eurokomisari për Axhendë digjitale.
Në suaza të Këshillit u mbajtën edhe dy punëtori, e para për kërkesën, ndërsa e dyta për furnizim të Tregut të vetëm digjital, me qëllim që të nxitet dialog ndërmjet vendeve anëtare dhe vendeve kandidate për hyrje në familjen evropiane dhe të kontribuojë për ngritjen e vetëdijes për aksionet konkurruese të cilat duhet të jenë prioritet për krijimin e tregut të vetëm digjital funksional.
Ministri Saraçini në diskutimin u përqëndrua edhe në përmbushjen e qëllimeve nga strategjia BE 2020 dhe Axhenda digjitale, duke i prezenatuar aktivitetet dhe projektete e reformave në drejtim të krijimit të ekonomisë konkurruese.
"Bashkimi Evropian paraqet partner tonin më të madh tregtar dhe invesitor tonin më të rëndësishëm, ndërsa lidhjet kulturore dhe natyrore na bëjnë pjesë përbërëse nga ky treg dhe rajon. Nga këtu, Republika e Maqedonisë në mënyrë strategjike angazhohet për përmbushjen e qëllimeve BE 2020 dhe Axhendës digjitale, për çfarë është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut në të gjitha nivelet", tha ministri Saraçini.
Institucionet dhe kompanitë tona si pjesë e tregut evropian dhe global, theksoi, vazhdimisht të përfshira në tregun e vetëm digjital përmes këmbimit të informacioneve, të të dhënave, tregtisë dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta për zhvillim të zgjidhjes digjitale.
Ai theksoi se në Maqedoni tashmë janë miratuar ligjet dhe strategjitë më të rëndësishme për rregullimin dhe mbështetjen e zhvillimit të komunikimeve elektronike me telnologji informatike, shoqëri informatike, mbrojtje të pronësisë intelektuale, mbrojtje të të dhënave personale, nënshkrim elektronik, E-Inkluzion, E-Qeveri dhe të tjera. Ata i integrojnë pjesën më të madhe të direktivave të BE-së nga kjo sferë.
Sivjet shënohet 20 vjetori nga fillimi i tregut të vetëm evropian, ndërsa gjatë Presidencës daneze me BE-në, gjatë mbajtjes së takimit joformal për konkurrencë për konkurrencë, u negocua edhe për reformat të unitetit tregtar, të ashtuquajtur treg i lirë. Ky treg krahas katër të lirave - qiell të hapur, ndërsa tani flitet edhe për një liri të gjashtë - këmbim të njohurive dhe inovacioneve.
Në Strategjinë për treg të vetëm 2020, tregu i lirë është definuar si treg ekonomik social, i bazuar në supozim se është mbështetur nga të gjithë biznes-lojtarët tregtar, konsumatorë dhe punonjës, si dhe mënyra e vetme që t'i mundësojë BE-së të bëhet në mënyrë kolektive konkurruese.