Pra tre skuadrat e rajonit të pollogut përkundër vështërsive nga kushte atmosferike maksimalisht mundohen të realizojnë plan programin për pjesën e dytë të kampionatit ku i presin sfidat e radhës.
Shaban Sinani
Tre skuadrat e rajonit të Pollogut në ligën e dytë republikane Drita e Bogovinës, Gostivari dhe Rrufea-M e Miletinës në kushte të vështira atmosferike janë duke vazhduar me përgatitjet për sezonin pranveror. Pos seancave të rregullta stërvitore dy skuadrat Drita dhe Rrufea-M kanë zhvilluar edhe një ndeshje kontrollues e mes veti dhe atë në terrenin e Qendrës rekreativ-sportive në Saraj. Në këtë ndeshje në të cilën dy trajnerët Jeton Beqiri i Dritës dhe Xhengis Rexhepi i ekipit Rrufea-M gjatë 90 minutave në formacion kanë inkuadruar të gjithë futbollistë që kanë në disponim. Fituese në këtë përballje kontrolluese ka dalë skuadra e Dritës me rezultatin minimal 1-0.

Ndryshe skuadra Drita e Bogovinës vazhdon me ndeshjet kontrollues e sipas orarit të paraparë, kështuqë të martën takohen me ekipin Skopje pason dueli me Sileksin para përballjes me Korabin e Dibrës. Kundërshtari i 5-të i bogovinasve do të jetë Teteksi ose Metalurgu, pastaj vjen dueli me Euromilkun, ndërsa siç përmendi Beqiri, ndeshjen e fundit kontrolluese Drita do ta zhvillojë kundër ekipit Gostivari. me ndeshjen e parë mund të them se jemi të kënaqur kur dihet s e ishte kjo ndeshja e parë. Besoj s e në ndeshjet e radhës do të jemi edhe më të mirë tha trajneri Jeton Beqiri
Ndërsa ekipi Rrufea-M gjatë afatit kalimtar është përforcuar me Dardan Miftari, Hasan Osmani, Shaban Sulejmanin, Leonard Kallabën, Xhihan Seferin dhe Fati Nuhiun dhe tani shpresohet që me përgatitje cilësore të akumulon forca dhe të mundohet që në fund të kampionatit të siguron ekzistencën në ligën e dytë . Në bazë të punës që jemi duke e bërë mund të themi s e jemi të kënaqur edhe pse akoma duhet të punojmë në komponimin e ekipit meqë kemi sjellë disa futbollist në ekip. Me siguri deri në fillim të sezonit do të jemi maksimalisht të përgatitur për sfidat që na presin tha drejtori sportiv Jasin Fetishi


Gostivari edhe pse ka të caktuara që ët zhvillon ndeshje kontrollues e këtë nuk ia mundësojnë kushtet atmosferike. Ekipi deri më tani ka zhvilluar një kontrollues e me Ohrin ku ka pësuar disfatë 1-0, , të premten është a dashur të zhvillon ndeshe me 11 Oktomvrin por kushte atmosferike nuk e kanë lejuar që ajo të zhvillohet dhe në pikëpyetje është edhe ndeshja kundër ekipit Rrufea-M që është caktuar për datën 7 shkurt. Ndeshje e parë dëshmoi se jemi duke punuar ashtu siç duhet.
Futbollistët janë maksimalisht serioz në punën e tyre, këtë e dëshmuan edhe në ndeshjen kundër Ohrit por edhe në seancat e rregullta stërvitore. Kushte e vështira atmosferike ngadalësojnë procesin stërvitor , por neve vazhdojmë të punojmë në terrenet e mbyllura. Ditëve ën vijim varësisht nga kushte atmosferike do të zhvillojmë edhe ndeshjet kontrolluese tha trajneri Ilami Iseini.
Ndryshe ekipi i Gostivarit ka angazhuar ish portierin KF Drita Nderim Tefikun nga Kumanova