E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitës në Tetovë mysafirët vizatuan , Xhamin e Larme, Hamamin turk, Medresenë e Qyteti, Kadi Çeshmën, qendrën rekreative të Kodrës Diellit, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.
FR-BDI priti delegacionin e FR tė AK-Parti Bursė


Forumi rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim dega Tetovë priti delegacionin e Forumit Rinor të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit(AK-Parti) nga qyteti i Bursës. të kryesuar nga z. Ahmet Këllëq, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit(AK-Parti)-Bursë.

Delegacioni ishte për një vizitë miqësore,ku bisedua rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit reciprok mes këtyre dy forumeve rinore.

Gjatë vizitës në Tetovë mysafirët vizatuan , Xhamin e Larme, Hamamin turk, Medresenë e Qyteti, Kadi Çeshmën, qendrën rekreative të Kodrës Diellit, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gjatë vizitës në selin e BDI-së u mbajt edhe një konferncë për media me gazetarë ku të pranishëm ishin edhe funksionar të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim si deputetët e zonës Xhevat Ademi dhe Bexhihudin Shehabi të cilët i përshëndetën mysafirët dhe ju uruan qëndrim të këndëshëm në Tetovë.
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë

Ndër të tjerash deputeti Xhevat Ademi deklaroi “ Ju në Tetovë duhet të ndjeheni si në shtepinë tuaj, dhe çdo shqiptarë duhet ta e llogarisni si ambasador të Turqisë këtu në Maqedoni “

Ndërsa deputeti Bexhihudin Shehabi i falemenderoi mysafiret dhe i siguroi se “ rinia shqiptare këtu në Maqedoni në vazhdimësi proklamon vlera të përbashkëta bashkëpunimi me rinin turke”.

Kryetari Forumit Rinor të BDI-së dega e Tetovës Bekim Memeti në fjalimin e tij tha : “Falemenderoj miqtë tanë për këtë vizitë e cila është vazhdë e takimeve tona si dhe shkëmbim i vyer i prërvojave tona në sferat e politikës, shkencës dhe kulturës.
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë

Pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit në Nëntorë të vitit që lamë pas në qytetin e Bursës. Unë së bashku me homologun tim z.Ahmet Këllëq u zotuam që sa më shpejt këtë bashkëpunim ta e jetësojmë në projekte konkrete që kanë të bëjnë me avancimin e dy forumeve tona”

Ndërsa Kryetari i Forumit Rinor të AK-Partis dega e Bursës z. Ahmet Këllëq në emër të delegacionit falemenderoi rinin e Bashkimit Demokratik për Integrim për pritjen e përzemërt nga ana e tyre dhe u zotua se shumë shpejt këto takime do të japin edhe projekte konkrete.

Pas vizitës në seli të BDI-së, për mysafirët pati edhe një mbrëmje kulturore artistike me valle shqiptaro-turke.
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë
FR-BDI priti delegacionin e FR të AK-Parti Bursë

Publikuar: 04.02.2012 | 00:36
Lexuar: 700 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime