E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Piktorëve në këtë ekzpozitë FRI u shpërndau mirënjohje për kontributin dha bashkëpunimin e tyre që treguan për realizimin e kësaj ekspozite.
Filloi fushata “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem” me ekspozitėn e realizuar nė Tetovė


Në Galerinë e Arteve në Tetovë u bë hapja solemne e ekspozitës “Me art ne flasim” që realizohet në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem”. E veçanta e këtij viti është se piktorët e ftuar të jenë pjesë e kësaj ekspozite punuan në temën “Lulja e shkretëtirës” dhe u prezantuan pikturat e reja të përgatitura enkas për këtë rast.

Hapjen e kësaj ekzpozite e bëri kryetari i FRI-së, z.Fevzi Musliu i cili në fjalimin e tij theksoi karakterin dhe personalitetin e Muhammedit salAll-llahu alejhi ve sel-lem, më pas Mr. Jëlldëz Asani, historiane e artit, foli mbi temën “Lulja e shkretëtirës” dhe aspektet metaforike të saj, dhe në fund kryetari i degës së FRI-së Tetovë Fisnik Shabani, i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit për prezencën e tyre në këtë aktivitet.
Filloi fushata -Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem- me ekspozitën e realizuar në Tetovë

Piktorëve në këtë ekzpozitë FRI u shpërndau mirënjohje për kontributin dha bashkëpunimin e tyre që treguan për realizimin e kësaj ekspozite.

Mirënjohje u ndanë edhe për disa personalitete që në vazhdimësi kanë përkrahur dhe ndihmuar aktivitetet e FRI-së, dhe për Galerinë e Arteve Tetovë e cila ka treguar gatishmëri vite me rradhë për të bashkëpunuar me FRI-në për realizimin e aktiviteteve të tilla dhe për ta begatuar edhe më shumë opusin artistik dhe figurativk të kësaj galerie.

Në hapjen solemne ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm artistësh, profesorësh, intelektualësh, student dhe nxënës, artëdashës që patën rastin të ndajnë ¬çaste të bukura me pikturat dhe mesazhet që përcillnin ato.

Filloi fushata -Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem- me ekspozitën e realizuar në Tetovë
Filloi fushata -Ta njohim Muhammedin salAll-llahu alejhi ve sel-lem- me ekspozitën e realizuar në Tetovë

Publikuar: 04.02.2012 | 00:45
Lexuar: 361 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime