E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Qendrës për mirëkuptim dhe bashkëpunim Muhamed Murtezi tha se bashkëjetesa është e mundur në Maqedoni dhe të gjithë të cilët përpiqen në ndonjë mënyrë t'i shkelin marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, nuk do të kenë sukses. Sipas tij, për ndodhitë e fundit, shteti nuk ka qenë në nivel të obligimeve dhe angazhimeve.
Debat: Provokuesit nuk do tė kenė sukses
Debat: Incidentet dhe provokimet e fundit, sfidë për marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni

Debat i quajtur "Incidentet dhe provokimet e fundit, sfidë për marrëdhënie ndëretnike dhe ndërfetare në Republikën e Maqedonisë" u mbajt sot në organizim të Qendrës për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional.

Kryetari i Qendrës për mirëkuptim dhe bashkëpunim Muhamed Murtezi tha se bashkëjetesa është e mundur në Maqedoni dhe të gjithë të cilët përpiqen në ndonjë mënyrë t'i shkelin marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, nuk do të kenë sukses. Sipas tij, për ndodhitë e fundit, shteti nuk ka qenë në nivel të obligimeve dhe angazhimeve.
Debat: Provokuesit nuk do të kenë sukses

"Nëse veprohej në mënyrë më të mirë, lidhur me djegien e flamujve, pa dallim nëse është shqiptar apo maqedonas, në brohoritjet të cilat i pamë në KE në hendboll në Serbi, ngjarjet në maskenballin në Vevçan, nuk do të vinte deri te kjo situatë e tensionuar. Institucionet tona heshtin për tërë këtë. Mënyra në të cilën menaxhohet ose nuk menaxhohet kontribuoi që më pas të na ndodhë tubimi në Strugë, të ketë përpjekje për vënie flakë të kishave, grafite nëpër xhami, e të tjera", tha Murtezi.

Profesori universitar Nazmi Maliçi theksoi se politika qeveritare duhet të jetë në mënyrë më aktive e përfshirë dhe të jenë më të qarta porositë se në Maqedoni duhet të ndërtohet politikë e ndryshme e mirëkuptimit, me respekt të ndërsjellë pasi që kemi edhe një traditë të mirë nga e kaluara lidhur me objektet fetare, respektim dhe njohje të dallimeve, të cilat i kemi si njerëz.
Debat: Provokuesit nuk do të kenë sukses

Përfaqësuesi i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Ognen Kocevski shfaqi shpresë se debati do të kontribuojë që të qetësohen tensionet. Në kushte të tensioneve të larta, potencoi Kocevski, nevojitet qetë të reagohet, mos të shpërthehet.

"Komisioni i akuzon ngjarjet të cilat ndodhën, Dua të them se Republika e Maqedonisë mori dy raporte pozitive për liritë fetare nga Departamenti i shtetit dhe Këshilli i Evropës, se jemi në rrugë të duhur drejt lirisë fetare dhe tolerancës.

Duhet bashkërisht të luftojmë që të gjitha tensionet t'i shmangim, të ndihmuar nga shteti dhe të gjitha institucionet", shtoi Kocevski.

Publikuar: 04.02.2012 | 01:23
Lexuar: 279 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime