E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nga kjo shumë 16 miliardë euro në mënyrë të ligjshme janë transferuar në vendet e huaja”, tha Venizelos dhe shtoi se 32 për qind kanë përfunduan në Britani të Madhe, ndërsa diçka më pak se dhjetë për qind në Zvicër.
Greqia ka transferuar 16 miliardė euro nė bankat e huaja





Grekët në dy vitet e fundit në bankat e huaja kanë transferuar të paktën 16 miliardë euro, prej të cilave rreth një e treta në Britani të Madhe, deklaroi sot ministri grek i Financave Evangelos Venizelos.

Ai theksoi se grekët prej vitit 2009, kur vendi i tyre filloi të bie në krizën më të madhe ekonomike në dekadat e fundit, nga bankat kanë tërhequr gjithsej 65 miliardë euro.

“Nga kjo shumë 16 miliardë euro në mënyrë të ligjshme janë transferuar në vendet e huaja”, tha Venizelos dhe shtoi se 32 për qind kanë përfunduan në Britani të Madhe, ndërsa diçka më pak se dhjetë për qind në Zvicër.

Ai qëndroi në mbrojtjen e vendimit të Qeverisë, që financiarisht t’i ndihmojë bankat vendore, të cilat në kuadër të planit për ndihmë prej viti 2008 nga shteti kanë marrë mjete prej pesë miliardë euro në zëvendësim për aksionet, si dhe garanci shtetërore në vlerë prej më shumë se 120 miliardë euro. Përveç kësaj bankat greke do të duhet të marrin 40 miliardë euro shtesë nga pakoja për ndihmë nga eurozona, për të cilën Athina zyrtare me kreditorët tani më disa javë po negocion.

Publikuar: 04.02.2012 | 01:49
Lexuar: 346 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime