Tadiç tha se është i gatshëm të bisedojë edhe me politikanët kosovarë, por që kjo të mos jetë promovim i pavarësisë së Kosovës, por zgjidhje e problemeve.
Gjatë një takimi që po zhvillohet në Jahorinë, afër Sarajevës, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç është shprehur se Serbia dëshiron që të gjithë kryesit e krimeve të luftës të procedohen dhe mbështet nismën e presidentit të Kroacisë, Ivo Josipovic, që për këtë të arrihet marrëveshje dypalëshe.
Tadiç tha se është i gatshëm të bisedojë edhe me politikanët kosovarë, por që kjo të mos jetë promovim i pavarësisë së Kosovës, por zgjidhje e problemeve.
Në këtë takim, anëtari i Kryesisë tre anëtarëshe të BeH-së nga komuniteti kroat, Zeljko Komsiç, bëri të ditur se ai nuk do të mbështesë kandidaturën e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç për kryetar të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sepse nuk pajtohet me qëndrimet e tij.
Një ditë më parë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me kryetarin serb, Boris Tadic, me qëllim që të shqyrtojë të gjithë gamën e problemeve që i rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.