Në shkurt të 210 ishte vetë Cappello ai që e zhvlerësoi për marrëdhënien që pati me të fejuarën e shokut të skuadrës Wayne Bridge.
Federata angleze e futbollit vendosi që John Terry nuk do të jetë kapiteni i Anglisë. Presidenti i FA-së David Bernstein, foli me drejtuesit e tjerë të federatës dhe në fund vendosën që mbrojtësit të Chealsit ti hiqet shiriti i kapitenit edhe pa u përjashtuar nga kombëtarja. Lajmi bëhet i ditur nga BBC. Ky është çmimi që 31 vjeçari po paguan për akuzën e thirrjeve raciste, tetorin e kaluar ndaj Anton Ferdinand, për të cilat do të përgjigjet në gjykatë, në muajin korrik.
Bernstein duhet tia komunikojë vendimin e federatës Fabio Capellos. Nuk dihet si do ta presë lajmin trajneri, i cili nuk pëlqen ndërhyrjet në zgjedhjet e tij, e që deri më tani ka deklaruar se Terry do të konsiderohet i pafajshëm të paktën deri në fund të procesit. Nëse vendimi do të konfirmohet, Terry do ta humbasë shiritin e kapitenit për herë të dytë. Në shkurt të 210 ishte vetë Cappello ai që e zhvlerësoi për marrëdhënien që pati me të fejuarën e shokut të skuadrës Wayne Bridge.