E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njeriu i përsosur di t’i jetojë të tria me të njëjtin intensitet. Në kushtet më të mira, njëkohësisht i mbron, i mbron, i kultivon, i zhvillon, e di të mbahet mirë fizikisht, i aftë intelektualisht, i ekuilibruar moralisht.
Ekuilibri mundėson lumturinė






Brenda nesh ekzistojnë tri jetë: jeta organike, jeta intelektuale, jeta morale. Nga ekuilibri i kompletuar i këtyre tri jetëve rezulton shkalla më e plotë e më e ngritur e lumturisë njerëzore.

Njeriu i përsosur di t’i jetojë të tria me të njëjtin intensitet. Në kushtet më të mira, njëkohësisht i mbron, i mbron, i kultivon, i zhvillon, e di të mbahet mirë fizikisht, i aftë intelektualisht, i ekuilibruar moralisht.

Kjo gjë është fare e mundur. Secili nga ne mund të mbahet fizikisht mirë e i fortë duke edukuar e duke kryer në mënyrë racionale funksionet e veta jetësore, duke zhvilluar me ushtrime muskujt e mushkëritë, duke rregulluar e duke rritur aftësinë e gjëndrave endokrine, duke shkathtësuar e duke kalitur trupin me gjimnastikë e sport.

Secili nga ne mund të fuqizojë jetën e tij intelektuale duke iu kushtuar studimit, kulturës, artit, duke mprehur vazhdimisht aftësitë e trurit. Secili nga ne mund të përkujdeset për ekuilibrin e vet moral, duke e edukuar vullnetin, shpirtin e vendosmërisë e të iniciativës, duke formuar vetëdijen e vet sipas disa normave, duke zhvilluar ndjenjën e përgjegjësisë.

Kjo që u tha më lartë është e mundur, sepse është nën dominimin direkt të vullnetit. Nga ekuilibri i kompletuar i këtyre tri jetëve rezulton shkalla më e plotë e më e ngritur e lumturisë njerëzore.

Publikuar: 04.02.2012 | 11:10
Lexuar: 180 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime