E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Edhe pse janë divorcuar dhe ka zëra se mes tyre ekziston një marrëdhënie e tensionuar, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony duket se shkojnë për mrekulli tashmë që duhet të prezantojnë bashkë një program zbulimi talentesh në Amerikën Latine.
Jennifer Lopez: Mė pėlqen tė punoj me Marc






Edhe pse janë divorcuar dhe ka zëra se mes tyre ekziston një marrëdhënie e tensionuar, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony duket se shkojnë për mrekulli tashmë që duhet të prezantojnë bashkë një program zbulimi talentesh në Amerikën Latine.

“Është argëtuese sepse ne njihemi shumë mirë dhe gjithmonë kemi punuar bashkë. Gjithsesi, disa gjëra që kanë të bëjnë më komunikimin dhe që më parë nuk funksiononin ende nuk funksionojnë”, shpjegon këngëtarja në emisionin e David Letterman.

Jennifer Lopez mendon se ata vazhdojnë të jenë miq dhe kjo është arsyeja se pse ndihen mirë pranë njëri-tjetrit.

“Kemi qenë miq për shumë vite e më pas u martuam. Gjithashtu kemi dy fëmijë së bashku dhe kjo bën që Marc të jetë pjesë e jetës sime përgjithmonë”, shton këngëtarja dhe aktorja portorikane.

Marc Anthony dhe Jennifer Lopez u ndanë në korrik të vitit 2011 pas shtatë vitesh martesë.

Publikuar: 04.02.2012 | 11:12
Lexuar: 275 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime