E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2008, një fotograf amator doli në rrugët e Londrës me kamerën e tij, me dëshirën për të kapur momente të veçanta. Menjëherë hasi në një grua të pastrehë që flinte në një cep të harruar mes plehrash.
Sytė e tė pastrehėve






Në vitin 2008, një fotograf amator doli në rrugët e Londrës me kamerën e tij, me dëshirën për të kapur momente të veçanta. Menjëherë hasi në një grua të pastrehë që flinte në një cep të harruar mes plehrash. Kur ajo e vuri re, nisi që të bërtasë duke tërhequr kështu vëmendjen e kalimtarëve. Fotografi thotë se mund të ishte larguar pa u ndier, por në vend të kësaj zgjodhi që ta qetësonte gruan, e cila më pas nisi t’i rrëfente historinë e jetës së saj. Ishte një histori e dhimbshme humbjeje. Prindërit i kishin vdekur dhe e kishin lënë në rrugë të madhe e pa ndihmë dhe që nga ajo ditë ajo ishte ndier e humbur dhe mbi të gjitha ishte dhënë pas drogës dhe tani flinte nëpër rrugë. Kjo ishte një përvojë që pati një ndikim shumë të madh te fotografi, i cili zgjodhi si subjekt të fotografisë së tij pikërisht të pastrehët. Ai nuk donte që t’i shfrytëzonte njerëzit e kësaj kategorie për të bërë para dhe për të sjellë gjëra origjinale siç mund të bëjnë shumë të tjerë në kërkim të sensacioneve dhe emocioneve të rralla. Ai vendosi që të përqendrohej te sytë e këtyre njerëzve dhe të fotografonte shumë të tillë për të nxjerrë në pah një vuajtje të përbashkët të braktisjes dhe të mungesës së shtëpisë dhe dashurisë që mbizotëron te këta njerëz. Për të këta njerëz janë të padukshëm për të gjithë kalimtarët e zakonshëm që ecin bri tyre dhe nuk ua hedhin kurrë sytë. Është një rrëfim frike dhe dëshire për të kuptuar këta njerëz, që nëse nuk do të kishin këtë dramë të madhe do të ishin si të gjithë. Ja disa foto të bëra nga ky fotograf amator për njerëzit e humbur rrugëve të mëdha e netëve të errëta e vetmitare.

Publikuar: 04.02.2012 | 11:21
Lexuar: 188 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime