E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Evropën Qendrore dhe Lindore edhe më tej temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta, ndërsa vala e ftohtë nga Sibiri u përhap edhe drejt vendeve në pjesën e skajshme jugore të kontinentit, ku janë vërejtur viktimat e para nga ngrirjet.
Nga acari nė Evropė jetėn e humbėn 223 persona
- Moti i ftohtë polar mori 223 viktima në Evropë, nga Ukraina deri në Itali, ku temperaturat ranë në nivel të ulët rekord për këtë periudhë të vitit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë vazhdim të motit të ftohtë dhe reshjeve të borës në mbarë kontinentin, njoftoi AFP-ja.

Një numë i madh i fshatrave në disa pjesë të Evropës Lindore, komunikacioni rrugor, ajror dhe hekurudhor është ndërprerë pjesërisht, furnizimi me energji elektrike është vështirësuar apo është ndërprerë, ndërsa konsumi i gazit është rritur në nivl rekord gjatë këtij dimri, i cili konsiderohet si më i ftohti në disa dekadat e fundit.

Në Evropën Qendrore dhe Lindore edhe më tej temperaturat janë jashtëzakonisht të ulëta, ndërsa vala e ftohtë nga Sibiri u përhap edhe drejt vendeve në pjesën e skajshme jugore të kontinentit, ku janë vërejtur viktimat e para nga ngrirjet.

Gjatë javës së kaluar vala e ftohtë në Ukrainë mori 101 jetë njerëzish, ndërsa pothuajse 1.600 persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të ngrirjeve dhe hipotermisë, kumtoi sot Ministria ukrainase e gjendjeve të jashtëzakonshme. Në kumtesë ceket se 11 persona kanë vdekur në spitale, 64 në rrugë dhe 26 në shtëpitë e tyre dhe se supozohet që shkak i vdekjes ka qenë hipotermia.

Temperaturat e ulëta deri më tani morën 367 jetë në Poloni, ku vala e ftohtë filloi para një jave, ndërsa dje temperatura në vend u lëshua në 35 gradë nën zeron.

Në Rumani natën e kaluar i ngrinë tetë persona, me çka numri i viktimave nga të ftohtit në atë vend u rrit në 22.

Në Bullgari janë vërejtur temperaturat më të ulëta në 100 vitet e fundit, m ç'rast jetën e humbën dhjetë persona. Danubi në disa vende është ngrirë, ndërsa edhe bankomatet në vend janë ngrirë, sepse temperatura u lëshua në minus 30 gradë. Rreth 400 shkolla në Bullgari nuk punojnë.
Nga acari në Evropë jetën e humbën 164 persona

Në Sllovaki, nga të ftohtit vdiqën dy persona, ndërsa në Çeki katër gjatë ditës së djeshme, ndëkaq prej fillimit të javës tetë, sepse temperaturat në disa pjesë të vendit u lëshuan edhe deri minus 38 gradë.

Në Letoni dhjetë persona vdiqën nga të ftohtit në kryeqytetin Riga, ndërsa nuk ka të dhëna për pjesët e tjera të vendit. Në Lituaninë fqinje jetën e humbën nëntë persona për shkak të motit të ftohtë.

Në Moskë temperaturat ditore lëvizin rreth minus 22 gradë, por nuk ka të dhëna për viktima nga moti i ftohtë.

I ftohti siberian e kaploi edhe Australinë, ku janë regjistruar dy viktima.

Vala e ftohtë arriti deri në Evropën jugore, ku edhe pse rrallë herë bie borë. Në pjesët veriore dhe qendrore të Italisë temperatura u lëshua deri në minus 30 gradë dhe në vend prej të ftohtit e humbën jetën tre persona. Rreth dy mijë amvisëri në Toskanë mbetën pa energji elektrike dhe 1.500 në Sienë. Në Romë janë mbyllur shkollat për shkak të borës dhe motit më të ftohtë në Itali në 27 vitet e fundit.
Nga acari në Evropë jetën e humbën 164 persona

Në Francë në 41 prej gjithsej 101 rajoneve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të borës dhe temperaturave mjaftë të ulëta.

Bora e kaploi edhe pjesët e Athinës dhe të Stambollit, ku përkohësisht erdhi deri në kolaps të qarkullimit. Në Greqi janë evidentuar dy viktima të të ftohtit. Në Anadolinë lindore të Turqisë janë matur minus 28 gradë, ndërsa bora ka shkëputur 727 fshatra në pjesën lindore të vendit. Temperatura prej minus 35 gradë Celsius është matur në qarkun Erzurum, në Turqinë lindore.

Në Shqipëri reshje të mëdha të borës ka në tërë territorin. Shumë është vështirësuar ose është në ndërprerje të tërësishme qarkullimi në disa rrugë, sepse bora është në lartësi prej 80 centimetrave deri në një metër.

Për shkak të reshjeve të fuqishme të borës është mbyllur aeroporti në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë. Siç kumtoi administrata e aeroportit të gjitha fluturimet e planifikuara janë anuluar deri në përmirësimin e kushteve të motit. Momentalisht komunikacioni ajror po zhvillohet vetëm nga qyteti bregdetar Tivat. Bora shkaktoi probleme edhe në qarkullimin rrugor në pjesën më të madhe të vendit. Për pastrimin e rrugëve është përfshirë tërë teknika e cila është në dispozicion.

Për shkak të reshjeve të borës dhe motit të ftohtë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në 16 komuna të Serbisë, deklaroi sot Goran Nikoliq nga Sektori për gjendje të jashtëzakonshme në Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme.

"Gjendje e jashtëzakonshme mbrëmë është shpallur në komunat Svërlag dhe në Rashanj në Nish. Në Dospotovac sot në mëngjes është dakorduar që shkollat të mos punojnë deri më 10 shkurt, ndërsa nxënësit nuk mbajnë mësim as në rrethinën e Lubjanës", theksoi Nikoliq, duke shtuar se borë bie kryesisht në të gjitha pjesët e Serbisë.

Ai theksoi se tani për tani nuk ka bllokada të reja në rrugë, edhe pse automjetet po lëvizin me vështirësi për shkak se rekomandohet vozitje e kujdesshme

Publikuar: 04.02.2012 | 13:12
Lexuar: 320 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime