E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marshi i sotëm është demonstrata e tretë e madhe, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fillim të dhjetorit, të cilat janë kritikuar nga protestuesit për manipulim.
Rusėt sfidojnė tė ftohtin, protesta pro/kundėr Putin
Dhjetëra mijëra rusë po marshojnë sot në qendër të Moskës pavarësisht temperaturave ekstreme, për të sfiduar Vladimir Putin, vetëm një muaji para se kryeministri të shkojë sërish drejt Presidencës.

Ndërkaq, mbështetësit e qeverisë do të organizojnë një tubim rivale të quajtur ” protesta anti-Portokall” – një term i cili i referohet revolucionit Portokalli në Ukrainë që rrëzoi regjimin e vjetër dhe zemëroi Kremlinin.

Putin i falënderoi mbështetësit e tij në prag të protestës dhe u kërkoi atyre që të vishen mirë për shkak të temperaturave të ulta.

“Unë u jam mirënjohës ndaj tyre dhe të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre,” tha ai të premten vonë.

Marshi i sotëm është demonstrata e tretë e madhe, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura në fillim të dhjetorit, të cilat janë kritikuar nga protestuesit për manipulim.

Ne të dy mitingjet e mëparshme të opozitës në Moskë më 10 dhe 24 dhjetor u mblodhën dhjetëra mijëra protestues në protestën më të madhe që prej 12 vitesh nën sundimin e Putinit si president dhe më pas si kryeministër.

Publikuar: 04.02.2012 | 14:57
Lexuar: 332 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime