E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ideja, theksoi, është të sigurohet mbrojtje e mundshme sa më e madhe për këta persona, të cilët ndoshta për faj të tyrin apo jo të tyrin, kanë mbetur pa shtëpi.
Batanije dhe ushqime tė ngrohta pėr personat e pastrehė nė Shkup
- Pika e përkohshme për mbështetje të personave të pastrehë do të punojë në rajonin qendror të Shkupit, tek stacioni i autobusit afër Tregut të Gjelbër, derisa temperaturat të jenë nën minus pesë gradë. Personat pa shtëpi të cilët nuk dëshirojnë vendosje gjatë natës, në pikën e re në periudhën prej orës 20 deri në orën 23 do të marrin çaj, supë dhe batanije, ndërsa u nevojitet, edhe ndihmë mjekësore. Në terminin e njëjtë nëpër qytet do të patrullojnë ekipe mobile të cilat në lokacionet ku tubohen të pastrehët do të ndajnë çaj, supë dhe batanije.

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të Kryqit të Kuq, për shkak të temperaturave të ulëta në drejtim të kujdesit për të pastrehët vendosi masë të re, përkatësisht këtë pikë për personat pa shtëpi, e cila duhet të sigurojë minimum mbrojtje, ushqim të ngrohtë si supë dhe çaj, si dhe batanije dhe thasë për të fjetur",d eklaroi minsitri i Punës dhe Politikës Sociale, SPiro Risotvski, gjatë vizitës në pikën e re.

Sipas tij, pika do të jetë funksionale çdo ditë në preiudhën prej orës 20 deri në orën 23, në mënyrë që të mund të ngrohen personat e pastrehë të cilët gravitojnë në rajonin qendror të qytetit. "Krahas kësaj pike fikse e cila do të jetë e vendosur derisa sipas DPHM-së ka temperatura të dukshme të ulëta me mbështetje të shërbimeve sociale patrulluese dhe të vullnetarëve të Kryqit të Kuq do të aptrullojnë furgonë në të cilët gjithashtu do të prëgatitet çaj dhe supë në rerth shtatë lokacione në Shkup, ku do të tubohen të pastrehët, e të cilët për shkaqe të ndryshme, si mbrojtje e identifikimit nuk dëshirojnë të vijnë në këtë pikë dhe në pikën e Kryqit të Kuq", paralajmëroi Ristovski.
Batanije dhe ushqime të ngrohta për personat e pastrehë në Shkup

Ideja, theksoi, është të sigurohet mbrojtje e mundshme sa më e madhe për këta persona, të cilët ndoshta për faj të tyrin apo jo të tyrin, kanë mbetur pa shtëpi.

Kryqi i Kuq, i cili prej të mërkurës hapi pikë 24-orëshe për të pastrehët, në aktivitetet e reja për mbështetje të personave të pastrehë kyçet me 18 persona. "Përmes këtij lloji të mbështetjes, psikosociale dhe me ofrimin e pijeve të ngrohta, batanijeve dhe thasëve për të fjetur, dëshirojmë në një mënyrë që shërbimet sociale patrulluese dhe vullnetarët të krijojnë kontakt të mirë me personat e pastrehë, ta përfitojmë besimin e tyre dhe gjatë periudhës së ardhshme të krijojmë programe të caktuara, në mënyrë që të mund t'i kthejmë në shoqëri, të ndjehen të dobishëm dhe të jenë pjesë e përditshmërisë sonë", thonë vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Pjesa më e madhe, 95 për qind, e të pastrehëve në territorin e Maqedonisë jetojnë në SHkup.

Kryqi i Kuq dhe qendrat për punë sociale në territorin e Shkupit kanë evidentuar 109 persona pa shtëpi, të cilët janë 95 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të pastrehë në vend. Shërbimet e pikës së Kryqit të Kuq dy herë në javë i shfrytëzojnë 80 të pastrehë në Shkup, ndërsa atje e kalojnë natën nga 15 persona.

Ministri Ristovski paralajmëroi se edhe në qytetet e tjera do të ektë aktivitete për mbështetje të të pastrehëve, por me intensitet më të vogël për shkak të numrit më të vogël.

Publikuar: 04.02.2012 | 15:06
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime