E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lima tha se po i gëzohet shumë Shën Valentinit të këtij viti, "Mark dhe unë u martuam në ditën e Shën Valentinit tre vjet më parë, kështu që kjo është një datë e veçantë për ne.
Adriana Lima, si iu dorėzua tė dashurit tė saj?







Një nga supermodelet më të paguara në botë, bukuroshja braziliane Adriana Lima, zbuloi për mediat amerikane se si bashkëshorti i saj, basketbollisti Marko Jariç, e ka bërë për vete. Duket se nuk ishte aq vështirë dhe e paimagjinueshme, pasi që Adriana i do trëndafilat.

"Unë kurrë nuk do ta harroj takimin tonë të parë," e pranoi bukuroshja Lima. "Unë kam ardhur në shtëpi pastaj dhe atje më priste një befasi. Shtëpia ime fund e krye ishte e mbushur me trëndafila të bukur të kuq. Kurrë nuk kam marrë nga dikush aq shumë trëndafila. Kështu më bëri për vete," ka rikujtuar Adriana, duke folur në reklamën 30- sekondëshe që e kishte filmuar për një markë makinash, e cila do të shfaqet në periudhën më të shtrenjtë të reklamave televizive, gjegjësisht pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së SuperBowl të SHBA-së. Reklama flet pikërisht për mënyrën se si reagon çdo femër kur i dhurohen lule.

Lima tha se po i gëzohet shumë Shën Valentinit të këtij viti, "Mark dhe unë u martuam në ditën e Shën Valentinit tre vjet më parë, kështu që kjo është një datë e veçantë për ne. Ne ndoshta do të shkojmë në një darkë, dhe veçanërisht kënaqem me dhurata. Jam kurioze se me çfarë do të më befasoj këtë vit."
Adriana Lima, si iu dorëzua të dashurit të saj?

Publikuar: 04.02.2012 | 15:21
Lexuar: 815 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime