Klinton gjithashtu ka bërë thirrje për unitet në çështjet ekonomike, duke thënë se të dy palët duhet të riforcojnë ripërtritjen e njëri-tjetrit.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe Evropa të përmirësojnë bashkëpunimin për ripërtritjen globale ekonomike dhe promovimin e demokracisë në Botën Arabe.
Duke folur në Konferencën ndërkombëtare të Sigurisë në Munih të Gjermanisë, Klinton tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet krah për krah të luftojnë tiraninë në vendet si Siria. Në këtë kontekst ajo ka lëshuar akuzua ndaj liderit Bashar al-Asad, për brutalitet ndaj popullit të tij.
Klinton gjithashtu ka bërë thirrje për unitet në çështjet ekonomike, duke thënë se të dy palët duhet të riforcojnë ripërtritjen e njëri-tjetrit.
Këto komente të zyrtares së lartë amerikane shihen si përpjekje nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për energji të re në raportet SHBA-Evropë, përkundër shkurtimeve amerikane të buxhetit, tërheqjes së trupave nga Iraku dhe Afganistani dhe fokusimi në rritje në Azi.