Zoti Fyle ka theksuar se është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog, në tërësi të zbatohen dhe që t`i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë.
Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle ka kërkuar që Kosova të ketë një plan për veriun e Kosovës.
Në një njoftim pas takimit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në Munih të Gjermanisë, zoti Fyle ka theksuar nevojën për plan afatgjatë dhe gjithpërfshirës për Kosovën veriore dhe KE është e gatshme të ndihmojë në mënyrë teknike dhe financiare këtë përpjekje.
Më tej ai ka inkurajuar Kosovën që të jetë e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe të jetë konstruktive dhe fleksibile në kërkimin për zgjidhje kompromisi për çështje të rëndësishme, siç është bashkëpunimi rajonal.
Zoti Fyle ka theksuar se është e rëndësishme që marrëveshjet e arritura me dialog, në tërësi të zbatohen dhe që t`i mbështesin të gjitha forcat politike në Kosovë.
Komisionari i BE-së për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë takimit me presidenten Jahjaga, ka sjellë në vëmendje se me vendimet e Këshillit të BE në dhjetor, është paraparë forcim i theksuar i bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës, i cili do të fuqizohet në vazhdim.
Në këtë kuadër ai ka theksuar se përgjegjësia për realizimin e perspektivës evropiane të Kosovës është para se gjithash në anën e autoriteteve të Kosovës.