Ademi të martën do ta vizitojë komunën e Velesit për t'i sqaruar procedurat dhe, siç tha, ta bindë kryetarin e komunës dhe sektorin joqeveritar se punojnë në mënyrë transparente.
Ministri i Mjdisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot në konferencë për shtyp tha se janë dezinformata thëniet sipas të cilave Ministria e Mjedisit Jetësor ka dhënë pajtueshmëri dhe leje për ristartimin e Ngrohtores në Veles. Theksoi se e mbështet rekomandimin e kryeministrit drejtuar investuesit të interesuar "Metrudhem" të mendojë për lokacion tjetër.
Ademi të martën do ta vizitojë komunën e Velesit për t'i sqaruar procedurat dhe, siç tha, ta bindë kryetarin e komunës dhe sektorin joqeveritar se punojnë në mënyrë transparente. Nga të gjithë palët e involvuara kërkon përmbajtje nga plasimi i informatave apo deklaratave të pasakta dhe aktiviteteve të cilat në mënyrë të arsyetueshme shkaktuan reagime në opinion.
"Për këtë rast punojmë shumë me kujdes dhe në mënyrë kategorike pohoj se nuk do të lejojmë të përsëritet gabimi historik me Bgrohtoren e Velesit, e as, të lejoj ndotje e cila do t'i helmojë qytetarët e Velesit dhe të Republikës së Maqedonisë... As nuk kemi dhënë leje, e as nuk kemi miratuar studim, por jemi të obliguar t'i respektojmë ligjet dhe nuk mundemi dhe nuk guxojmë askujt t'i ndalojmë të kërkojë të investojë apo të ristartojë ndonjë fabrikë. Atë që ne mund t'i garantojmë investuesit potencial dhe qytetarëve është se në mënyrë të rreptë do t'i respektojmë ligjet dhe të gjitha vendimet dhe veprimet tona do të jenë transparente dhe në sjelljen e tyre do të kyçen të gjitha palët e involvuara", theksoi Ademi.
Ai sqaroi se nga "Metrudhem" vetëm kanë kërkuar të parashtrojë kërkesë për përcaktimin e vëllimit të ndikimit të projektit ndaj mjedisit jetësor.
"Unë jam bartës i funksionit publik dhe duhet të përgjigjem ndaj secilës kërkesë dhe letër e cila arrin në Ministri. Në vëllimin e studimit të cilin ne duhet ta definojmë, gjithsesi do të merren parasysh vërejtjet e Komunës së Velesit dhe sektorit joqeveitar për shqyrtimin e lokacioneve alternative. Gjatë sjelljes së vendimeve nuk do t'i nënshtrohemi presioneve të mundshme nga cila do anë", theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi.