E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Nga karateistët shqiptar është i përfshirë Berat Jakupi, si dhe Drilona Biçaku . Ata janë maksimalisht të përgatitur dhe shpresojmë s e do të kenë suksese. Normalisht edhe kësaj radhe më tepër pritet nga Berat Jakupi i cili ka pasur përgatitje shumë cilësore si në Kodrën e Diellit ashtu edhe në Krushevë”
Berat  Jakupi  dhe Drilona Biēaku  do tė  prezantohen nė kampioninatin Evropian pėr  kadetė , junior  dhe  U-21




Të martën , reprezentacioni i Maqedonisë për kadetë, juniorë dhe juniorë të vjetër do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit ku do të merë pjesë në kampionatin Evropian. Për këtë arsye reprezentacioni i Maqedonisë për disa ditë ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Krushevë ku kushte për punë janë ideale. Këtë e ka pohuar edhe zëvendës seleksionuesi Arlind Huseini “Kemi shfrytëzuar maskimalishtë kushte e mira punë dhe këto përgatitje me siguri do të rezultojnë me suksese në kampionatin evropian” tha ai.

Drilona  Biçaku

Në mesin anëtarëve të reprezentacionit janë edhe Berat Jakupi dhe Drilona Biçaku.“Nga karateistët shqiptar është i përfshirë Berat Jakupi, si dhe Drilona Biçaku . Ata janë maksimalisht të përgatitur dhe shpresojmë s e do të kenë suksese. Normalisht edhe kësaj radhe më tepër pritet nga Berat Jakupi i cili ka pasur përgatitje shumë cilësore si në Kodrën e Diellit ashtu edhe në Krushevë”, tha zëvendës seleksionuesi i Maqedonisë në karate, Arlind Huseini, i cili është edhe trajner i Jakupit, si në KK Fati nga Gostivari, por edhe në reprezentacion.
Ndryshe ekipi për në Azerbajxhan do të niset të martën në mbrëmje me autobus deri në Stamboll prek ku do të udhëtojnë me aeroplan në Baku të Azerbajxhanit . Garat do të mbahen gjatë fundjavës apo me datën 10, 11 dhe 12 shkurt. Sh.S.
Berat   Jakupi

Publikuar: 04.02.2012 | 16:21
Lexuar: 300 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime