E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëpër telenovelat e famshme braziliane të shpërndara anembanë globit, ajo që të bie më shumë në sy lidhet me hapësirën që po u lihet aktorëve afro-brazilianë. Në vitet ‘70 aktorët me ngjyrë interpretonin vetëm rolet e shërbyesve apo shtëpiakëve.
Brazil, tė zinj, tė pasur dhe fitimtarė

Deri pak vite më parë, afro-brazilianët jetonin në zonat më të varfra të qytetit, duke bërë vetëm punë të rëndomta dhe nuk shkonin në universitet. Sot, falë edhe ish-presidentit Lula, janë shkolluar dhe formuar profesionalisht. Por në vend ekziston akoma një racizëm i paprecedentë ndaj tyre...

Nëpër telenovelat e famshme braziliane të shpërndara anembanë globit, ajo që të bie më shumë në sy lidhet me hapësirën që po u lihet aktorëve afro-brazilianë. Në vitet ‘70 aktorët me ngjyrë interpretonin vetëm rolet e shërbyesve apo shtëpiakëve.

Në vitin 1948, puthja mes aktorëve Marcos Paolo dhe Zeze Motta në telenovelën “Corpo a corpo”, tronditi vendin. Andre Gurger është një aktor afro-brazilian, me ngjyrë dhe shumë i pasur. Në fakt, si ai janë dhe shumë të tjerë. Sot kohët kanë ndryshuar. Deri pak kohë më parë gjërat nuk ishin kështu. Sot, megjithatë, ngjitja sociale e të zinjve dhe mulatëve është krejtësisht e dukshme.

Në vitin 1999, vetëm 7 për qind e të zinjve studionin në universitet. Në vitin 2009 ishin 28 për qind. Sipas fondacionit “Getulio Vargas”, rritja e pagave të popullsisë me ngjyrë nga viti 1998 deri në 2008 ishte trefish krahasuar me të bardhët.
Brazil, të zinj, të pasur dhe fitimtarë

Aktualisht, 53.5 për qind e të zinjve i përket shtresës së mesme, ndërsa 14 për qind e popullsisë së pasur të vendit është afro-braziliane (një përqindje thuajse e dyfishuar nga viti 1999). Brazili, është vendi i Amerikës Latine, që ndaloi skllavërinë në vitin 1888.

Optimizmi

Solange Aparecida, 51 vjeçe, buzëqesh si një “yll kinemaje” në qendrën e informacionit profesional ‘Educafro’, ndërsa dy gazetarë e intervistojnë për edicionin kryesor të lajmeve. Jo deri shumë kohë më parë, Solange ishte një shtëpiake e dëshpëruar që jetonte në një lagje të varfër.

Brenda pak vjetëve u bë një shefe e famshme kuzhine. “Është e vështirë. Kam studiuar për t’u bërë kuzhiniere në Morumbi, një lagje e pasur e Sao Paolos, e rrethuar nga vajza snobe që më shihnin nga koka tek këmbët vetëm sepse isha me ngjyrë”.

Nuk ju desh shumë kohë për të gjetur një punë si kuzhiniere në një familje shumë të pasur në vend. Tani ëndrra e saj është duke u realizuar: do të jetë shefja e kuzhinës në një nga hotelet e rinj të qytetit. Ajo ishte e para në Brazil që arriti të fitonte një bursë studimi të programit ProUni, të prezantuar në vitin 2005 nga qeveria e ish-presidentit Luiz Inacio Lula da Silva.
Brazil, të zinj, të pasur dhe fitimtarë

Programi ofron lehtësime fiskale në universitete private që pranojnë indigjenë, zezakë apo të varfër. “Për mua, Lula ka qenë një njeri i jashtëzakonshme. Më ndryshoi jetën”, - thotë gruaja. Në të vërtetë, Brazili po maturohet. Të bardhë dhe të zinj kanë nisur të kuptojnë rëndësinë e diversitetit. Gjithsesi, ende ka shumë racizëm. Por, progrese janë bërë. Në shkollë janë futur programe për mësimin e historisë së Afrikës dhe influencën e saj mbi Brazilin.

Kur Lula ishte në pushtet, u bënë ndryshime edhe në ligj për të rritur numrin e studentëve me ngjyrë apo popullsisë indigjene në universitetet publike. Është si një lloj drejtësie historike. Dhjetë vjet më parë, asnjë prej tyre nuk frekuentonte universitetin. Sot studentët janë me qindra-mijëra. Megjithatë, futja e këtyre kuotave, të frymëzuara nga politikat kundër diskriminimit të adoptuara në SHBA-në e viteve ‘70, shkaktoi një stuhi të vërtetë politike, në parlament dhe në mjetet e informacionit. Pati edhe një mbledhje firmash për t’i kërkuar Gjykatës së Lartë që ta ndalonte.

Drejtuesi i parë me ngjyrë

Mes vështirësive dhe gëzimeve të ndryshme, Douglas vazhdon i përkushtuar karrierën e tij. Ka studiuar dhe ka punuar në Gjykatën e San Paolos. Vjen nga një lagje e varfër, por ka punuar në kontakt të vazhdueshëm me elitën e bardhë. “Ishte shumë e rëndësishme që Lula zgjodhi për herë të parë Joaquim Barbosa, një zezak, në vendin e presidentit të Gjykatës Supreme Federale”, - shpjegon. Edhe pse ngjitja e popullsisë me ngjyrë është e pamohueshme, Douglas beson akoma se ekziston një racizëm i theksuar. Dhe, kjo është e vërtetë. Vetëm 15 për qind e atyre që jetojnë në lagjet luksoze të vendit janë me ngjyrë, integrimi i tyre në shoqëri varet nga të bardhët.

“Gjithsesi, afro-brazilianët sot kanë më shumë vetëvlerësim se 20 vjet më parë. Aksesi ndaj shkollave i ka ndihmuar shumë”, - tregon Ligia Ferreira, që ka studiuar në Francë. Gjithsesi, as ajo dhe askush tjetër nuk e mohon se ekziston ende diskriminimi dhe se ngelet shumë punë për t’u bërë.
Brazil, të zinj, të pasur dhe fitimtarë
Brazil, të zinj, të pasur dhe fitimtarë

Publikuar: 04.02.2012 | 16:51
Lexuar: 624 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime