E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Muçaj luan rolin e Helenës, rol ky i parë për aktoren që prej kohës kur ajo është vendosur atje. ”Unë në të vërtetë po luaj rolin e diplomates greke, e mprehtë, cinike, një grua shumë impresive. Ajo është në dijeni për bukurinë e saj’’.
Arta Muēaj, aktore nė Australi nė rolin e Helenės










‘’Arta Muçaj do të shfaqet si një nga katër diplomatet e nivelit të lartë nga Greqia dhe Troja, duke u përpjekur që të minimizojnë rrezikun e luftës. E gjithë kjo ka të bëjë me impresionimin e njerëzve dhe humanitetit.

Muçaj luan rolin e Helenës, rol ky i parë për aktoren që prej kohës kur ajo është vendosur atje. ”Unë në të vërtetë po luaj rolin e diplomates greke, e mprehtë, cinike, një grua shumë impresive. Ajo është në dijeni për bukurinë e saj’’.

Muçaj thotë se beson që diplomatët duhet të kenë një vendosmëri në drejtësi, gjë që nuk do të ndodhë në këtë shfaqje. ”Rezultati është i papërshkruar’’, thotë ajo.

Arta ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe është diplomuar në vitin 1996. Ka punuar si aktore në Teatrin Kombëtar të Kosovës si aktore për nëntë vite me radhë.

Aktorja e njohur flitet se është martuar për një biznesmen australian dhe jeton prej disa vitesh atje, duke ndihmuar bashkëshortin në biznes, por edhe duke tentuar që të shfaqë talentin e saj në aktrim. Ky është roli i parë i Artës atje.

Publikuar: 04.02.2012 | 17:40
Lexuar: 260 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime