E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke folur në Konferencën e 48-të Ndërkombëtare të Sigurisë, Klinton tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet "krah për krahu" ta luftojnë tiraninë në vendet siç është Siria.
Klinton: Evropa e pasigurtė derisa ekzistojnė konfliktet e pazgjidhura


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, sot vlerësoi në Mynih se përderisa ekzistojnë konfliktet e pazgjidhura në Evropën Lindore, në Ballkan dhe në Kaukaz, Evropa mbetet jo e plotë dhe e pasigurtë.

Duke folur në Konferencën e 48-të Ndërkombëtare të Sigurisë, Klinton tha se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet "krah për krahu" ta luftojnë tiraninë në vendet siç është Siria.

Me këtë rast ajo e ka akuzuar liderin Bashar al-Asad, për "brutalitet" ndaj popullit të tij.

Ajo, poashtu, ka bërë thirrje për unitet në çështjet ekonomike, duke thënë se të dy palët duhet ta "riforcojnë ripërtritjen e njëri-tjetrit".

Këto komente të zyrtares së lartë amerikane shihen si përpjekje nga administrata e Shteteve të Bashkuara, për energji të re në raportet SHBA-Evropë, përkundër shkurtimeve amerikane të buxhetit, tërheqjes së trupave nga Iraku dhe Afganistani dhe fokusimi në rritje në Azi.

Publikuar: 04.02.2012 | 20:09
Lexuar: 204 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime