E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në bazë të njohurive të Zyrës për Informim të USHT-së, ueb faqja komerciale “kinse zyrtare “ e USHT-së, është e regjistruar më 8 korrik 2009 në SHBA. Për shkak të falsifikimit dhe keqpërdorimit të keqbërërsve, Universiteti Shtetërorë i Tetovës, do të ngritë padi penale për falsifikuesit e faqes zyrtare të internetit të USHT-së.
Falsifikohet ueb-faqja zyrtare e USHT-sė











Universiteti Shtetëror i Tetovës sot përmes një kumtese njofton opinionin publik në RM, se udhëheqësia e shkarkuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në RM të këtij institucioni, përpos keqpërdorimeve të shumta që ka bërë gjatë periudhës që ka udhëhequr me këtë institucion, edhe më tej vazhdon me shantazhe dhe falsifikime.

Kohëve të fundit, pa përgjegjshmërinë e tyre janë duke e shfaqur nëpërmjet mjeteve të informimit, duke plasuar dezinformata dhe spekulime prej më të ndryshmeve. Kjo formë spekulative e komunikimit, kulmin e ka arritur me falsifikimin e faqes zyrtare të internetit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. E keqja më e madhe qëmdron në faktin se ata që janë mësuar vazhdimisht me keqpërdorime financiare, edhe faqen “kinse zyrtare” të Universitetit Shtetëror të Tetovës e kanë falsifikuar dhe e kanë regjistruar me domen komercial, thuhet në kumtesë.

Në bazë të njohurive të Zyrës për Informim të USHT-së, ueb faqja komerciale “kinse zyrtare “ e USHT-së, është e regjistruar më 8 korrik 2009 në SHBA. Për shkak të falsifikimit dhe keqpërdorimit të keqbërërsve, Universiteti Shtetërorë i Tetovës, do të ngritë padi penale për falsifikuesit e faqes zyrtare të internetit të USHT-së.

Njoftojmë opinionin publik si dhe mediat e shkruara dhe ato elektronike, se selia e Rektoratit të USHT-së, edhe më tej është aty ku ka qenë, në Bulevardin e Ilindenit, ndërsa faqja zyrtare e internetit edhe më tej është www.unite.edu.mk thuhet në kumtesën e UTSH-së. sn/hr/14:48


Publikuar: 24.07.2009 | 01:23
Lexuar: 1375 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime