Kemi informuar shumicën e anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre ka shprehur shqetësime, ka thënë zëdhënësi.
Motori i kërkimit Google ka refuzuar kërkesën për pezullimin e nisjes së aplikimit të normave të reja mbi privatësinë.
Vonesa në futjen e këtyre normave do të shkaktonte një konfuzion të madh, ka deklaruar Google përmes një njoftimi për shtyp.
Gjithashtu, një zëdhënës i saj ka deklaruar se grupi i punës Neni 29 nuk ka autoritet për të kërkuar shtyrjen e projektit.
Kemi informuar shumicën e anëtarëve të grupit të punës në javët e mëparshme. Asnjë prej tyre ka shprehur shqetësime, ka thënë zëdhënësi.
Kërkesa për shtyrjen e aplikimit të normave të reja mbi privatësinë erdhi nga Bashkimi Evropian, me pretendimin se donte ti rishikonte ato.
Grupi i punës Neni 29, këshilltar i Komisionit Evropian, i kishte dërguar një letër Larry Page, themeluesit dhe administratorit të shoqërisë së Mountain View, për ta vënë në dijeni për procesin e rishikimit të normave dhe për të dhënë një vlerësim mbi to.