Sipas orarit të paraparë në ndeshjen e dytë kontrolluese Shkëndija të martën do të përballet me kampionin e Sllovenisë NK Maribor, ekip në të cilën luanë edh e tetovari Agim Ibraimi ish futbollist i kuqezive
Shkëndija zhvillon ndeshjen e parë kontrollues e në Antali me Çrno Moretz 0-0
Në kuadër të fazës së dytë të përgatitjeve që janë duke u zhvilluar në Antali të Turqisë, kampioni në fuqi i Maqedonisë Shkëndija ka zhvilluara ndeshjen e parë kontrolluese dhe atë kundër skuadrës Çrno Moretz nga Odessa e Ukrainës. Në këtë ndeshje trajneri i Shkëndijës Nexhat Shabani, në formacion ka inkuadruar pothuajse të gjithë futbollistët të cilët i ka në disponim në mesin e të cilëve edhe përforcimet e fundit si Ertan Demirin , Pëllumb Jusufin dhe Muhambe Tamboura.
Rezultati përfundimtar i kuaj përballje kontrollues e ka mbetur e barabartë 0-0 edhe pse tetovarët kanë qenë ato q ë ka krijuara më tepër raste për të shënuar dhe akne dominuar në terren të gjelbër.
Sipas orarit të paraparë në ndeshjen e dytë kontrolluese Shkëndija të martën do të përballet me kampionin e Sllovenisë NK Maribor, ekip në të cilën luanë edh e tetovari Agim Ibraimi ish futbollist i kuqezive.
Sipas informatave nga Antalia përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas planit të parapri dhe në kushte shumë të mira.
FC Çrno Moretz: Беzотоsnji, Fоntanelo, Berger, Babiç , Vangjeli, Politiljo, K. Kovalchuk, Balashov, Didenki, De Matos, Sito. Nga minuta e 66-të u inkuadruan: Past, Kutas, Shimanek, P, Kovalchuk, Donec, Kulishenko, Slinkin, Bobko, Setti, Burduzhan, Silantev. Trajner: Roman R. Grigorchuk.
KF Shkëndija: Hadis Velii (Marko Jovanovski 46), Mexhit Neziri (Pllumb Jusufi 67), Sedat Berisha ( Oliver Peev 46), Vladimir Nikitoviq, Ardian Cuculi ( Ilir Xhemaili 89), Miki Jovanovski (Nenad Mishkovski 46), Ertan Demiri (Besar Karimani 80), Gjebërim Taipi (Elmedin Rexhepi 55), Kemo Allomeroviq (Ilir Elmazovski 55), Ersen Sali (Mahambe Tamboura 61), Izair Emini (Jasir Selmani 46). Trajner: Nexhat Shabani
SH.S.