Ndërkaq, kompetentët po punojnë në pastrimin e shtresës së deritanishme të dëborës, që të mos ketë pengesa në lëvizjen e përditshme të qytetarëve.
Fillimi i javës së re do të sjellë reshje më të mëdha të dëborës, parashikojnë sinoptikanët. Sipas Drejtorisë për Punë Hidro-meteorologjike nesër dhe pasnesër priten reshje të reja të dëborës dhe formimi I shtresës së re të dëborës.
Temperaturat do të sillen prej minus 5 deri më 3 gradë celsius, kurse nga e mërkura deri në fund të javës do të kemi mot shumë të ftohtë me reshje të rralla të dëborës.
Gjatë ditës së nesërme dhe të martën në orët e paradites në Maqedoni do të mbaj mot me vranësira me reshje më të mëdha të dëborës, me çka do të formohet shtresa e re e dëborë e cila në disa vende do të jetë më e lartë se 30 centimetra, sidomos do të ketë reshje më të mëdha në pjesët jugore dhe lindore të vendit.
Gjatë ditës do të fryjë erë e matur, kurse kohë paskohe edhe erë e përforcuar, kryesisht nga drejtimi verior dhe verilindor, që në disa momente do të arrijë shpejtësinë prej 70 kilometrash në orë, kështu që do të mundësojë që të krijohen shtjella më të mëdha të dëborës, tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.
Ndërkaq, kompetentët po punojnë në pastrimin e shtresës së deritanishme të dëborës, që të mos ketë pengesa në lëvizjen e përditshme të qytetarëve.
Nga Qyteti i Shkupit informojnë se ekipet e tyre për shërbim dimëror hodhën 115 ton kripë nëpër rrugët e qytetit dhe e pastruan borën në rrugët kryesore, nëpër ura, mbikalime, nënkalime dhe të ashtuquajturat pika të zeza për të parandaluar krijimin e shtresës së akullit.
Sa i përket zhvillimit të trafikut, nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informojnë se trafiku në të gjitha drejtimet magjistrale dhe në rrugët rajonale po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushtet dimërore, me mbetje të dëborës përgjatë rrugëve.
Për shkak të mbetjeve të mëdha të dëborës në rrugë, ndalesë për trafikun me kamionë të rëndë përmes aksit malor Preseka, si dhe në drejtimin rrugor Strugë - Kalimi kufitar Qafëthanë.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Kriva Pallankë është zvogëlua në 30 metra, më Kodrën e Diellit në 100 metra dhe Shtip dhe deri në 50 metra.
Në aksin rrugor Mavrovë - Dibër, ekziston mundësia e ortekëve të dëborës. Ndërkaq, në vendkalimet kufitare nuk janë vërejtur pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.