E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komunikacion në drejtimet tjera rrugore magjistrale dhe rajonale zhvillohet rrjedhshëm, në kushte dimërore dhe rrugë të lagështa me borë. Nëpër vendet e larta, luginat dhe urat, për shkak të temperaturave të ulëta në vendet më të larta ka paraqitje të ngricës.
Bora bllokon Ballkanin dhe Evropėn














Vala e të ftohtit dhe reshjet e mëdha të borës nëpër Evropë deri tani kanë shkaktuar vdekjen e 330 personave. I ftohti siberian solli të reshurat të dendura të borës, para së gjithash në pjesën lindore të Evropës.

Poloni gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 9 persona me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkoi në 62. Edhe Zvicra është kapluar nga i ftohti dhe temperaturat kanë shënuar rënie prej minus 30 gradë.

Madje në një vendbanim afër Aloeve temperatura ka zbritur në minus 45 gradë. Stuhia e dëborës në Kroaci e mori edhe viktimën e katërt, pasi në fshatin Medek në afërsi të Gospiqit është gjetur trupi i pajetë i një burri 70 vjeçar i cili kishte vdekur si pasojë e ngrirjes.

Fshatra të tëra janë të shkëputura nga qendrat dhe ballafaqohen me mungesën e produkteve elementare jetësore. “ Bashkëshortja e mikut tim dhe foshnja e saj dy muajsh janë në fshat. Mbaroi qumështi për foshnjën. U përpoqëm të gjejmë në Zagvozhd, por nuk gjetëm, në dyqane nuk kishte qumësht.

Më vonë do përpiqemi për qumësht të shkojmë në qytezën Imotski”, tha një fshatar. “Ky është transporti im me fuqi lëvizëse në katër rrota...” u shpreh një tjetër qytetar. Probleme të ngjashme ka edhe në veriun e Shqipërisë ku më akset rrugore ka shumë borë dhe komunikacioni zhvillohet në kushte shumë të vështira ose diku është i ndaluar.

Dhjetëra komuna janë të shkëputura, ndërsa në aksin malor Qaf Morinë pati edhe rrëshqitje të dëborës. Në qytetet Pukë dhe Kukës është ndërprerë mësimi ndërsa nxënësit nuk do vijojnë mësimin të paktën deri në fund të javës.

Edhe në Kosovë bora dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar probleme të mëdha në komunikacion dhe kanë shkëputur rajone të tëra. Edhe atje në ditët në vijim shkollat do të jenë të mbyllura.

Në Serbi rreth 40 komuna shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Ka viktima të reja nga i ftohti ndërsa në Beograd trashësia e borës arrin prej 20 deri në 30 cm. Akulli dhe bora i bllokuan edhe rrugët e kryeqendrës italiane ku për pastrimin e borës janë angazhuar 400 pjesëtarë të armatës.
Bora bllokon Ballkanin dhe Evropën

Milano dhe pjesët veriore të Italisë janë mbuluar me borë. Numri i viktimave në Itali u rrit në 17 persona pasi u gjendën edhe trupat e pajetë të tre të pastrehëve.

Bora e vështirëson komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror

Bora që intensivisht bie në tërë Maqedoninë po e vështirëson komunikacionin rrugor, hekurudhor dhe ajror.

LAMM informon se sërish është vendosur ndalesë për automjetet e rënda transportuese në kalimin malor Strazhë. Ndalesë për automjetet e rënda transportuese edhe më tej ka në akset rrugore Dibër-Strugë, Mavrovë-Dibër dhe Tetovë - Kodra e Diellit.

Komunikacion në drejtimet tjera rrugore magjistrale dhe rajonale zhvillohet rrjedhshëm, në kushte dimërore dhe rrugë të lagështa me borë. Nëpër vendet e larta, luginat dhe urat, për shkak të temperaturave të ulëta në vendet më të larta ka paraqitje të ngricës.

Sipas informacioneve nga Stacioni ndërkombëtar i autobusëve dhe Stacioni hekurudhor në Shkup, autobusët dhe trenat qarkullojnë sipas itinerarit, por me vonesa.
Bora bllokon Ballkanin dhe Evropën

Në aeroportin e Shkupit "Aleksandi i Madh" pasdite nuk ka fluturime dhe aterrime. Disa aeroplanë, siç qëndron në faqen e internetit të aeroportit, janë të orientuar ndaj Sofjes dhe Stambollit. Janë anuluar fluturimet planifikuara drejt Vjenës dhe Stambollit.

Sipas parashikimit të sinoptikëve, reshjet e borës pasdite edhe në mbrëmje do të jenë edhe më të mëdha. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa kohëpaskohe erë e fuqishme nga drejtimi verilindor dhe do të ketë paraqitje të ngricës dhe reshjeve të borës. Në pjesët juglindore të Maqedonisë do të ketë reshje të shiut të ngrirë, të cilat do të kalojnë në borë.

Publikuar: 06.02.2012 | 16:45
Lexuar: 368 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime