Ministri, Saraçini, tha se për këtë qëllim nga buxheti i kësaj ministrisë janë ndarë 1.2 milion denarë, ndërsa kusht për marrjen e subvencionimeve është që zejtarët të jenë të regjistruar së paku 6 muaj si në odat rajonale të zejtarëve.
Ministria e Ekonomisë do të subvencionojë zejtarët në Maqedoni deri më 5000 euro.
Fondet do të dedikohen për blerjen e lëndëve të para për prodhimin e produkteve të reja, thjeshtësimin e procedurave për zejtarët, ndërsa është parashikuar edhe plan aksional për shitjen e prodhimeve të tyre përmes internetit.
Ministri, Saraçini, tha se për këtë qëllim nga buxheti i kësaj ministrisë janë ndarë 1.2 milion denarë, ndërsa kusht për marrjen e subvencionimeve është që zejtarët të jenë të regjistruar së paku 6 muaj si në odat rajonale të zejtarëve.
Ministria e Ekonomisë për herë të parë në mënyrë direkte ju ndihmon zejtarëve me projekte deri më 5000 euro ku të gjithë zejtarët mund të konkurojnë për të furnizuar me lëndë të parë, paisje në duqanet e tyre, për arsimim më të gjërë të zektarëve si dhe aktivite tjera të cilat do ti bëjnë gjatë këtij viti , tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Vendimi i këtillë është mirëpritur nga Oda e Zejtarëve të Maqedonisë.Praktika evropiane dëshmon se ky grup i zanateve ka nevojë për mbështetje sepse prodhon produkte të cilat kanë vlera të larta kulturore , tha Olivia Shterjova Drejtor ekzekutiv i odës së zejtarëve të Maqedonisë.
Zejtarët aplikimet e tyre do të mund ti dorëzojnë brenda 10 ditëve kur pritet të shpallet konkursi për subvencione. Afati për dorëzimin e aplikimeve do të jetë deri me 1 nëntor të këtij viti. Në odën e zejtarëve të Maqedonisë dhe qendrat rajonale të saj ka të regjistruar rreth 6000 zejtarë.
Nevzat Mamuti