E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Izet Mexhiti është kryetari i parë shqiptar gjatë historisë së këtij qyteti 25 shekujsh që po vihet në pozitën e tij me votë e popullit. Gjatë mandatit të parë ai realizoi shumë projekte që i përkasin karakterit lokal, por edhe më gjerë për veprimtarinë e tij politik si kryetar i komunës së Çairit ai gjatë zgjedhjeve të këtij viti u shpërblye në mënyrë plebishitare nga shkupjanët
Pse Mexhiti ishte nė shėnjestėr?














Nga Skender Hasani


Pse Izet Mexhiti ishte, është dhe do të jetë në shënjestër të qarqeve antishqiptare?

E ndjej për obligim moral e kombëtar që t’i përgjigjem sulmeve dhe kurtheve që po i bëhen figurës së Izet Mexhitit.

1. Politikanët e vjetër servil të rrezikuar nga klasa e re politike vizionare dhe me taban kombëtar.

Dihet shumë mirë nga burimet historike për kurthe të ndryshme që iu kanë bërë figurave të ndryshme të cilat kanë qenë në shërbim të mirëqenies kombëtare dhe proceseve demokratike në përgjithësi. Shembull më i mirë është Maqedonia e cila ishte arenë e “Luginës së Ujqve” gjatë periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore ku ishin eliminuar figura të ndritura të kombit që kishin respekt të masat e gjëra popullore si: Azem Morana, Murat Labunishta, Nexhat Agolli, Memet Gega etj. Edhe pas pavarësimit të Maqedonisë kemi qenë dëshmitarë të mënjanimit të disa figurave politike që ishin ballë të proceseve demokratike.

Të gjitha këto kurthe për të eliminuar nga skena politike personalitetet e respektuar nga populli shqiptar përgatiteshin nga një qendër e caktuar e koordinimit ku si shërbëtor kishin dhe kanë disa elemente shqiptare që kohëve të fundit më vetë po i shprehin ambiciet dhe pozicionet e tyre të shërbëtoreve. Dalja e një klase të re politike shqiptare po i tund pozicionet e politikës së vjetër e cila është dëshmuar për dështimet e njëpasnjëshme në rrafshin kombëtar, por njëkohësisht po i demaskon bashkëpunëtorët që janë në pozicione të dëshmuara antikombëtare dhe përgatisin kurthe për të penguar një klasë të re politike.

2. Ri dhënia plebishitare e votës për Izet Mexhitin rrezikon seriozisht qarqet antishqiptare.


Kryetari i komunes se Çairit, Izet Mexhiti


Izet Mexhiti është kryetari i parë shqiptar gjatë historisë së këtij qyteti 25 shekujsh që po vihet në pozitën e tij me votë e popullit. Gjatë mandatit të parë ai realizoi shumë projekte që i përkasin karakterit lokal, por edhe më gjerë për veprimtarinë e tij politik si kryetar i komunës së Çairit ai gjatë zgjedhjeve të këtij viti u shpërblye në mënyrë plebishitare nga shkupjanët, si asnjëherë më parë që ndonjë politikan kishte arrit sukses në këto treva. Kjo situatë preku në palcë disa qarqe politike të vendosjes që tash po i tregojnë kthetrat e tyre me rastin e fundit me të atin e Izet Mexhitit, të cilët po shihet qartë se nuk ka asnjë bazë ligjore po vetëm po përdoret medialisht për të njollosur me këtë rast Izet Mexhitin. Këto qarqe antishqiptare, po përdorin metodat e vjetra të kurthit dhe të veprimit.

3. Mëkati i vetëm i Izet Mexhitit është jetësimi i amanetit të shumë gjeneratave për të vulosur shqiptarësinë e Shkupit.
Para vitit 2005 po të pyetej një intelektual, punëtor, student dhe nxënës se çka kishte në Shkup që i identifikon popullin shqiptar të gjithë mund të thoshin me bindje se nuk kanë njohuri. Pas vitit 2005, me marrjen e postit të kryetarit të komunës se vetme në Shkup me shumicë shqiptare, ndryshoi tërësisht situata në të mirë të popullit autokton shqiptar.

Atij iu kthye pamja autentike dhe bëri që ky qytet t’i bashkëngjitet dy kryeqendrave tjera shqiptare Tiranës dhe Prishtinës. Vënia e Monumentit të Skënderbeut në Shkup, ngritja e Muzeu të Lirisë, dygjuhësia, përdorimi i flamurit kombëtar, kujdesia për invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve të 2001-shit, mbajtja dhjetëra manifestimeve kulturore historike në bashkëpunim me shoqërinë civile, ngulmimi për të shqiptarizuar toponimet dhe emërimi i rrugëve me figura dhe personalitete të kaluarës së lavdishme historike të popullit shqiptarë jetësoj amanetin e shumë gjeneratave për t’iu vulosur shqiptarësia Shkupit.

Për jetësimin e këtyre projekteve madhore kombëtare Izet Mexhiti ishte është dhe do të jetë në shënjestër të sulmeve dhe kurtheve që përgatisin ujqit dinak.
Në vend të përfundimit, Ujqit (projektuesit) që veprojnë në Luginën ku zotërojnë kanë menduar me rastin e fundit se kanë të bëjnë me qengja por iu ka hasur shara në gozhdë dhe janë takuar me Luanin.
Beteja vazhdon..........

Publikuar: 24.07.2009 | 01:41
Lexuar: 1342 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime