Johansson, ishte ndër ato që e sfidoi më tepër të ftohtin pasi ka preferuar të mos mbajë as xhaketë mbi fustanin e saj dhe pavarësisht të ftohtit deshi të tregonte hijeshinë e saj teksa parakaloi në tapetin e kuq për të marrë trofeun e aktores më të mirë ndërkombëtare.
Yjet e kinemasë botërore kanë parakaluar në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve Golden Camera në Berlin duke sfiduar kështu temperaturat disa gradë nën zero të kryeqytetit të Gjermanisë.
Ky edicion i 47-të i Golden Camera ka nderuar emra të zëshëm të Hollywood-it si Scarlett Johansson, Denzel Washington dhe Morgan Freeman të cilët ishin të pranishëm për marrjen e këtij trofeu të rëndësishëm për karrierën e tyre.
Johansson, ishte ndër ato që e sfidoi më tepër të ftohtin pasi ka preferuar të mos mbajë as xhaketë mbi fustanin e saj dhe pavarësisht të ftohtit deshi të tregonte hijeshinë e saj teksa parakaloi në tapetin e kuq për të marrë trofeun e aktores më të mirë ndërkombëtare.
Aktori fitues i çmimit OSCAR, Denzel Washington padyshim e ka vlerësuar këtë çmim, por ka pohuar se e dija që do merrja këtë trofe prandaj edhe më ftuan të jem këtu. Pikërisht për këtë fakt nuk kishte ankth në këtë ceremoni çmimesh, por kjo nuk i heq aspak kënaqësinë këtij çmimi.
Një tjetër aktor i cili u nderua në këtë ceremoni çmimesh ishte Morgan Freeman, aktori i cili së fundmi ka portretizuar Nelson Mandelam në filmin Invictus. Aktori mori këtë trofe për arritjet profesionale në karrierën e tij të gjatë.
Golden Cameras është ceremonia më prestigjioze e çmimeve kinematografike që nderon çdo vit yjet e kinemasë për kontributin e tyre.